Para se të mbledhni këngë për të bërë një playlist për makinën tuaj, lexoni rezultatet e një studimi të ri ka treguar që këngët e caktuara mund të jenë me të vërtetë të rrezikshme gjatë ngasjes.
Sipas studimit të Universitetit të Londrës, ritmi i disa këngëve mund të inkurajojë shoferët për të shtuar gazin dhe të ngasin në mënyrë irracionale.
Hulumtuesit kanë veçuar këto tri këngë si një shembull të veçantë për më të rrezikshmet, përderisa jeni duke vozitur makinën:
• Black Eyed Peas „Hey Mama“ (lirishtë mund të përfshijmë dhe „Pump It“)
• Fall Out Boy „Dead On Arrival“
• M.I.A. „Paper Planes“
Çfarë të dëgjoni në vend të tyre? Shkencëtarët propozojnë ca nota pak më të butë, si muzika e Norah Jones dhe Coldplay.
Kur të jeni duke vozitur, kujdes se cilat këngë i dëgjoni, kujtoni këtë studim dhe mos lejojni që të ndikoj në këmbët tuaja për të shtuar shpejtësinë.