Ndoshta kjo ju habitë, por, studimet e kryera nga ekspertët lidhur me atë nëse kafshët e caktuara shtëpiake ndikojnë në shëndetin e njeriut janë mjaft konfuze dhe kontradiktore. Disa studime tregojnë se kafshët shtëpiake e ulin tensionin e gjakut (në disa raste, më shumë se ndonjë medikament), kurse studimet e dyta, tregojnë që rezultatet nuk tregojnë ndonjë lëvizje, ndërsa një studim i tretë tregoi se pronarët e kafshëve e kanëi tensionin e lartë të gjakut.
E vetmja zonë ku ka ndryshim të dukshëm është shëndeti i fëmijëve. Prania e një kafshe shtëpiake në shtëpi, sipas një studimimi, tregon që, redukton shfaqjen e sëmundjeve infektive tek fëmijët, përfshirë infeksionet e veshit, probleme të frymëmarrjes dhe gastro-enterit.
Cilat kafshë saktësisht kanë një ndikim të mirë në shëndetin e fëmijëve, macet apo qentë? Është më së miri që të lejojmë që fëmijët vet të përcaktojnë cilën kafshë e dëshirojnë. Por së pari sigurohuni që fëmija juaj nuk është alergjik ndaj kafshëve. Para se ju të zgjidhni një kafshë sigurohuni që të konsultoheni me mjekun familjar. /kosovarja.ch/