Të gjithë mund të dyshojnë se janë prekur nga Coronavirusi. Megjithëse është e vështirë të thuhet një përgjigje e saktë, vetëm nëpërmjet simptomave, këtu janë disa shenja që tregojnë se në të shkuarën ju mund të keni qenë të infektuar.Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurtit, ka gjasë ta keni kaluar Coronavirusin.
Nëse për disa ditë, në këtë periudhë, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë gjasa që ju ta keni kaluar virusin.
Humbja e nuhatjes dhe e shijes, është një nga shenjat që dallon Coronavirusin e ri. Rreth 66% e atyre që janë bartës me Coronavirus, kanë këtë simptomë. Nëse krejt e papritur, edhe ju për një kohë keni humbur nuhatjen dhe shijen, mund të keni pasur Covid-19.
Nëse të gjithë familjarët, dikush më shumë dhe sikush më pak, ka përjetuar grip, por në të njëjtën periudhë, ka gjasa që e gjithë familja të ketë qenë infektuar.
Shenjat në trup që shkaktojnë kruarje, është një nga simptomat që është zbuluar së fundmi, por e rëndësishme për të kuptuar nëse një person është infektuar me virus.
Këto janë disa shenja, por jo domosdoshmërish dikush që ka pasur njërën prej tyre, ka qenë i infektuar. Vetëm testi serologjik, mund të japë një përgjigje të saktë.