Pse dhemb gjoksi gjatë shtatzanisë dhe çfarë duhet të bëni kur keni dhimbje? Rritja e niveleve të hormoneve gjatë shtatzënisë nxit rrjedhjen e gjakut dhe shkakton ndryshime në indin e gjirit që si pasojë nëna do të ketë disa simptoma: gjinj të enjtur, të fryrë dhe jashtëzakonisht të ndjeshëm kur i prek. Disa femra e përshkruajnë si ndjesinë më të dhimbshme. Butësia e gjirit mund të jetë një nga shenjat më të hershme të shtatzanisë. Zakonisht fillon rreth 4 deri 6 javë dhe zgjat deri në tremujorin e parë.Por, çfarë ndryshimesh të tjera pëson gjiri gjatë shtatzanisë?
Zmadhim të gjinjve: Duke filluar nga java e 6-të deri tek java e 8-të do të vëreni që gjiri juaj do të bëhet më i madh dhe do vazhdojë të rritet akoma gjatë gjithë shtatzanisë. Është e zakonshme që gjoksi të rritet me një ose dy numra veçanërisht nëse e keni fëmijën tuaj të parë.
Ndryshime në ngjyrë: Gjatë shtatzënisë thithkat marrin një ngjyrë më të errët dhe sigurisht që do të zmadhohen më shumë. Brenda shumë pak javësh shtatzënë efektet janë të dukshme tek gjiri. Areola bëhet më e errët dhe gjëndrat e lëkurës së areolës bëhen më të mëdha. Pas lindjes në qoftë se bebi nuk vendoset për të pirë në 24 orët e para (e mira është të vendoset në 24 orët e para) do të duhen 3-5 ditë për të ardhur qumështi. Në muajin e tretë gjiri fillon prodhimin e kolostrumit. Gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, mund të rrjedhë një sasi të vogël të kësaj substance të errët të verdhë, edhe pse disa gra fillojnë të rrjedhin më herët, dhe disa nuk rrjedhin.Ndonjëherë grave shtatzëna ju dalin disa gunga në gjoks. Këto zakonisht janë të padëmshme dhe mund të jenë ciste të mbushura me qumësht.Është e pazakontë që një gruaje shtatzanë t’i zhvillohet kanceri i gjirit, por është e rëndësishme që të jetë nën kujdesin e mjekëve për çdo lloj ndryshimi që ndodh në trupin e saj.
Çfarë mund të bëjë një grua gjatë shtatzënisë për të lehtësuar dhimbjet e gjirit? Zgjidhni të brendshme të rehatshme që nuk ndikojnë në shtrëngimin e goksit, por e mban sa më lirshëm atë. Tek pjesa e thithave mund të vendosni materiale pambuku të buta që mos të keni irrtime.
Unë nuk kam vënë re ndonjë ndryshim të gjirit gjatë shtatzënisë. A do të thotë kjo se diçka nuk shkon? Shumë gra shtatzëna përjetojnë ndryshime në gjoks, por ka dhe nga ato që nuk pësojnë. Nuk është e detyrushme që gjoksi juaj të rritet, të rrjedhë ose të ndiejë dhimbje për të treguar se keni një shtatzëni të shëndetshme ose që jeni gati të ushqeni fëmijën me gji. Disa gjinj thjesht nuk ndryshojnë shumë gjatë shtatzënisë.