Jo të gjitha frutat janë të përshtatshme për nënat që ushqejnë me gji bebin e tyre.
Një jetë pa fruta do të ishte shumë e pashëndetshme. Ato duhet të jenë pjesë e dietës sonë të përditshme, shkruan “AgroWeb”.
Por jo të gjitha frutat janë të përshtatshme për nënat që ushqejnë me gji bebin e tyre.
Sipas specialistëve frutat që nuk duhet të konsumohen në këtë periudhë janë agrumet, luleshtrydhet, kivit, ananasi, portokalli dhe rrushi, pasi shtojnë një aromë pikante në qumështin e gjirit.
Disa foshnje mund të mos pëlqejnë shijen e qumështit. Disa mund të vjellin dhe foshnje të tjera madje mund të zhvillojnë skuqje në lëkurën e tyre.
Ndërsa qershia, kumbulla dhe manaferrat mund të shkaktojnë gazra për foshnjën.