Gjithashtu, sondazhi ka zbuluar që kur plaken çiftet që kanë bërë rregullisht seks, janë më të lumtur.
Në një studim të pak kohëve më parë, revista Women’s Health ka publikuar përfundimet e një sondazhi me njerëz të moshave 50 dhe 60 vjeç – njerëz që i kanë kaluar disa dhjetëvjeçarë përvojë dhe dinë çfarë thonë.
Cila është mosha kur seksi është perfekt? Dhe përgjigjja është 46 vjeçe.
Pra, 20-vjeçarë apo 30-vjeçarë që ju duket sikur po kapni qiellin, nuk paskeni kuptuar asgjë.
Kjo ndikohet nga disa faktorë, duke filluar nga kryesorja, përvoja. Mund të duket jo shumë e logjikshme, mirëpo me kalimin e viteve dhe sa më shumë përvojë që keni, aq më mirë do të kuptoni nevojat dhe preferencat tuaja.
Shumë shpesh si të rinjë, ju mund të mendoni se pëlqeni diçka, vetëm sepse është “seksi”, por nuk do të thotë se ju me të vërtetë e pëlqeni.
Prandaj keni nevojë të eksperimentoni sa më shumë, në mënyrë që të kuptoni se cilat janë gjërat që iu pëlqejnë. Mos të harrojmë se me kalimin e kohës preferencat tuaja mund të ndryshojnë ose të jenë vetëm kalimtare.
Gjithashtu, sondazhi ka zbuluar që kur plaken çiftet që kanë bërë rregullisht seks, janë më të lumtur.
Ajo që ra në sy ishte fakti që shumica e të pyeturve janë përgjigjur që seksin më të mirë e kanë bërë me partnerin aktual.
Kjo me shumë gjasë është si pasojë se nga përvojat e pakëndëshme më parë, ju do të kërkoni diçka më të mirë, më pasionante dhe më të nxehtë, dhe do të gjeni një partner që iu përshtatet këtyre kushteve.