Sipas hulumtimit të bërë para disa kohe nga ekspertët amerikanë, cigaret të cilat në vete përmbajë mentë janë shumë më të dëmshme për shëndetin e njeriut, se sa ato nga duhani i zakonshëm.
Cigaret me mentë dëmtojnë shëndetin e njeriut më shumë se ato të zakonshmet. Deri tek kjo e dhënë kanë ardhur rregullatorët amerikanë pas disa testimeve individuale, mirëpo pa marrë parasysh gjetjet, edhe më tej nuk është bërë asgjë që do të kufizonte sasinë e këtyre cigareve në shitje.
Autoriteti i ushqimit dhe barërave në SHBA ka njoftuar se do të kërkojë konsultime me rastin e kufizimeve të mundshme për këto lloj cigaresh.
Në fakt, cigaret të cilat në vete përmbajnë mentë thithen më lehtë, mirëpo kjo nuk i bën ato më pak toksike. Për më shumë, bëhet fjalë për produktin i cili është njejtë toksik sikur edhe cigaret tjera, e i cili është më i keq për shëndetin sepse njerëzit shumë më vështirë heqin dorë nga to.
Mirëpo, tani për tani nuk është bërë asgjë lidhur me zgjidhjen e këtij problemi, për faktin që për këtë qysh në vitin 2011 një studim i ngjashëm ka dëshmuar se ndalimi i këtyre cigareve do të sjellte përmirësimin e shëndetit publik.