Studiuesit kanë zbuluar se përqafimi dhe gudulisja pas seksit është shumë e rëndësishme dhe ka një ndikim të madh në kënaqësinë e përgjithshme në marrëdhëniet tona.
Mund të duket e parëndësishme se si e kalojmë kohën mënjëherë pas seksit, por ekzistojnë prova shkencore se kjo është shumë e rëndësishme dhe ka një ndikim të madh në kënaqësinë e përgjithshme të lidhjes sonë.
Kjo u zbulua nga shkencëtarët e Univerzitetit të Torontos duke arritur në përfundimin se çiftet që përqafohen pas seksit janë më të lumtur në marrëdhëniet e tyre se sa ata që nuk e praktikojnë. “Kur bëhet fjalë për seksin, njerëzit përqëndrohen vetëm në orgazmë, dhe shpesh lënë pas dore seksin e përfshirë me emocione, gjë që lidh çiftin”, shpjegojnë studiuesit.
Përqafimet dhe puthjet ndikojnë në emocione, madje edhe më shumë se seksi, veçanërisht nëse në momente të tilla flisni rreth gjërave apo çështjeve intime. Kjo më së shumti ndihmon tek çiftet që kanë fëmijë, të cilët nuk kanë shumë kohë për njëri-tjetrin, dhe ti kushtosh pak rëndësi përqafimeve dhe puthjeve pas seksit, do të ishte një mënyrë e duhur dhe e konsiderueshme për ti afruar çiftet si dhe të lidhen më fortë emocionalisht.
Gjithashtu, çiftet që përqafohen pas seksit janë edhe seksualisht më aktivë si dhe kanë jetë të pasur intime, shpjegojnë hulumtuesit.