Me gjasë, të qëndruarit gjatë gjithë kohës bashkë, ose edhe pamundësia për t’u takuar shpesh, si pasojë e pandemisë, për dikë pati efekte tejet negative. Janë disa çifte të njohura shqiptare, që u dhanë fund lidhjes së tyre.Dafina Zeqiri dhe Dj Geek
Ndonëse dukeshin shumë të dashuruar në paraqitjet e tyre publike, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Këtë e konfirmoi vetë këngëtarja duke thënë se ishte e detyruar të zgjidhte mes dashurisë dhe karrierës.
“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, ishte shprehur ajo.
Ronela Hajati dhe Young Zerka
Emrat e tyre lakohen në media prej vitesh, e ashtu sikur kurrë nuk pranuan hapur lidhjen e tyre të dashurisë, as nuk e konfirmuar ndarjen.
Ronela Hajati dhe Young Zerka si duket i kanë dhënë fund marrëdhënies disavjeçare. Dyshimet erdhën pasi Zerka festoi ditëlindjen, por mungoi një urim nga Ronela. Gjithashtu dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Dyshja ende nuk ka reaguar pas lajmeve për ndarjen.
Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi
Po i shohim aktiv në rrjete sociale, por jo pranë njëri-tjetrit. Modelja Heidi Lushtaku dhe boksieri Haxhi Krasniqi janë ndarë.
Ishte Heidi ajo e cila e ka konfirmuar këtë duke u shprehur se ka respekt për të dhe vazhdon ta çmoj si mik madje tha fjalë të mëdha edhe për vjehrrën e saj.
“Unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare”, ishte shprehur Heidi.
Pas ndarjes, që të gjithë janë përkushtuar në karrierën e tyre dhe bazuar në postimet që bëjnë në rrjete sociale duken mjaft mirë.