Tortë tepër e shijshme për tu ngrënë dhe tëpër e bukur për t’u parë
Përberesit:
Për peten:
- 150gr biskota
- 100gr gjalpë
- 1 portokall (lëvorja e grirë)
- 2 lugë qaji kanellë opcionale
Për kremin:
- 250gr kos i trashë
- 250r ajkë hoplla
- 150gr sheqer pluhur
- 1 pako vanillë
- 4 kivi
Udhëzimet:
- Së pari përgadisim petën, marrim biskotat dhe i grijmë në grirësin elektrik, i hedhim në një enë qelqi dhe shtojmë në të gjalpin e shkrirë dhe pak lëvorë portokalli të grirë.
- I përziejmë mirë bashkë, më pas i hedhim në një tavë ku kemi vendosur letër furre. E shtypim fort sipër me lugë, në mënyrë që baza të bëhet e fortë.
- Masën e përgaditur e vendosim në frigorifer përreth 30-40 minuta.
- Për kremin: në një enë hedhim ajken dhe fillojmë ta rrahim me rrahësin elektrik, derisa të bëhet masë kremoze
- Në një enë tjetër rrahim me rrahësin elektrik kosin me sheqerin pluhurin dhe vaniljen derisa të përzihen mirë së bashku.
- Marrim bananet dhe i fusim në blender për ti shtypur.
- Më pas masat e përgaditura dhe bananen e shtypur i bashkojmë së bashku dhe i përziejmë ngadalë me kujdes.
- Kremin e përgaditur e hedhim mbi petën e përgaditur, të cilën më parë e kemi ngrirë, e shtrijmë mirë pastaj ëmbëlsirën e fusim në frigorifer dhe e lëm të ftohet për 8 orë.
E lehtë dhe e shijshme
Ju bëftë mirë!
Burim: kuzhinashqiptare
kosovarja.ch