1.4 C
Priština
More

    Cheesecake – ëmbëlsirë super e shijshme dhe e lehtë

    spot_imgspot_img

    Përbërësit:

    3 vezë

    120g çokollatë e bardhë

    120g krem i zbutur gjathi (margarinë)

    Vështirësia: Shumë e lehtë

    Koha: 1 orë

    Numri i servimeve: 6

    Numri i kalorive për servim: 230Kcal

    Pajisjet e nevojshme:

    Tavë e rrumbullakët për tortë, 15 cm

    Mikser elektrik

    Instruksionet:

    1. Paraprakisht ngrohim furrën deri në 170C. Ndajmë të bardhën dhe të verdhën e vezëve, të bardhën e vendosim në një tas të madh. Lëreni tasin me të bardhën e vezës të ftohet në frigorifer derisa të jenë të gatshme për t`u përdorur (gjë që e bën merengën më stabile).
    2. E thyeni çokollatën në pjesë të vogla dhe e vendosni në një tas të madh. E shkriejmë atë në kazan të dyfisht, mbi ujë të ngrohtë 60C. Pastaj i shtojmë kremën e djathit dhe i shkriejmë së bashku. Largone tasin nga kazani, shtoni të verdhën e vezës dhe përzieni mirë.
    3. Në një enë të madhe, përciej të bardhën e vezës me mikser elektrik derisa të arrijë formën e fortë.
    4. Shtoni 1/3 e merengës në brumin e rrahur të kremës së djathit dhe përzieni mirë me një lopatëz, shtoni pjesën tjetër të merengës pjesërisht dhe përzieni mirë.
    5. Lyejeni letrën e pergamenës me vaj apo gjalpë, vendoseni në tavën e rrumbullakët. Derdheni brumin në tavë dhe lereni në masë që të lëshojë ajrin nga brumi.
    6. Vendoseni tavën e tortës në një tavë pjekjeje. Vendosni ca ujë në tavën e pjekjes. Pjekni në 170C për 15 minuta, 160C për 15 minuta, dhe pastaj e ndaloni nxehtësinë dhe vazhdoni pjekjen me temperaturën që mbetet për 15 minuta.
    7. Kur të përfundojë, vendoseni tavën e tortës diku që të ftohet tërësisht.

    Mund ta servoni menjëherë apo ta ftohni në frigorifer para servimit! Në frigorifer do të forcohet, andaj më mirë është ta leni në temperaturë dhome për disa minuta para se ta servoni.

    Mund të lyeni tortën me xhem të kajsive apo ta pluhurosni me sheqer në pluhur. Mund ta servoni edhe me shllag, nëse dëshironi.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...