-3.2 C
Priština
More

    Çfarë të përdorni për një frymëmarrje të freskët

    spot_imgspot_img

    Për një frymëmarrje të freskët gjithë ditën, përzieni këta përbërës në mëngjes.S’ka asgjë më të sikletshme se të qëndroni pranë dikujt që vuan nga problemet me erën e gojës, apo e kundërta, të qëndroni me frikën se mund të shqetësoni të tjerët me aromën tuaj të gojës, shkruan “Living”.

    Sado që mund të përtypni karamele ose çamçakëzë, ato janë një zgjidhje e përkohshme dhe e jashtme e problemit.

    Ky është një problem që duhet trajtuar së brendshmi dhe përzierja e përbërësve me veti të fuqishme pastruese për organzimin, do të jetë çelësi për problemin tuaj.

    Përbërësit:

    2 mollë mesatare

    1 limon

    5 gjethe lakre

    1 tufëz majdanoz

    1 copë xhinxher.

    Përgaditja:

    -Lani me kujdes të gjithë përbërësit.

    -Shtrydhni limonin për t’i marrë lëngun.

    -Përzieni gjithë përbërësit në frulator.

    -Pijeni menjëherë për t’u siguruar që antioksidantët të jenë të gjithë aty.

    Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, një nutrient me antioksidantë dhe veti antibakteriale.

    Lakra hyn tek perimet kruçifere të cilat kanë veti të eliminojnë toksinat dhe bakteret. Përmbajnë edhe squfur i cili detoksifikon trupin.

    Majdanozi suporton veshkat dhe sistemin tretës duke eliminuar substancat helmuese nga trupi.

    Xhinxheri lufton inflamacionin dhe trupi nuk i lejon bakteret të mbijetojnë, përfshirë dhe ato që shkaktojnë erën e keqe të gojës.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...