Në Ramazan duhet të konsumojmë më shumë lëngje. Konsumimi i 2-2,5 litra ujë nuk duhet të bëhet vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes vakteve. Kafenë tuaj lëreni gjysëm ore pas iftarit, është më e shëndetshme. Në vend të pijeve acidike mund të konsumoni dhallë, limonatë, çaj me akull.Në iftar prisheni agjërimin me ujë dhe më pas me një supë të ftohtë ose të ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni, bëni një pushim prej 20 minutash pas supës dhe më pas vazhdoni me gjellën me zarzavate apo me mish. Gjellën mund ta shoqërojmë me shumë pak pilaf ose makarona sipas dëshirës. Pasi kemi ngrënë, ëmbëlsirën dhe frutat le të përpiqemi t’i konsumojmë pas 1.5 – 2 orësh.
Le të qëndrojmë larg ushqimeve me yndyrë, sheqer, brumërave dhe të konsumojmë ëmbëlsira të lehta me qumësht ose fruta.
Të qëndrojmë larg ushqimeve të skuqura dhe të konsumojmë ushqime me pak kripë.
Iftari është koha ku i rimerrni energji, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.
Dietologët rekomandojnë dy pjata pemë dhe dy pjata perime brenda dite. Sigurohuni që ta keni nga një pjatë të secilës gjatë ramazanit.
Orizi, buka me miell të pasitur, petët e krundeve etj., janë karbohidrate komplekse që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale. Ndryshe nga ushqimet me sheqer dhe ëmbëlsirat që digjen shumë shpejt, ato do t’ju furnizojnë me nivele më të forta të nivelit të energjisë.
Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera djathore. Gjithashtu, për t’i mbajtur shujtat e shëndetshme kufizojeni përdorimin e vajit.