Tashmë kur për myslimanët ka filluar muaji i Ramazanit, syfyri është një vakt i rëndësishëm. Nga ajo çfarë konsumohet gjatë syfyrit, mund të varet edhe mbarëvajtja e agjërimit deri në iftar.
Për të lehtësuar agjërimin, dietologët rekomandojnë ushqimet e duhura që ju furnizojnë me energji të mjaftueshme.
Syfyri duhet t’i përmbajë këto ushqime:
Frutat dhe perimet
Pasi që janë të pasura me fibra, pemët dhe perimet janë thelbësore gjatë agjërimit, meqë e rrisin ndjenjën e të qenit i ngopur, si dhe parandalojnë kapsllëkun. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.
Oriz dhe alternativa tjera
Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kafe dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.
Mish dhe alternativa tjera
Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera djathore pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën. Veç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit.