Trëndafilat kanë një reputacion për të qenë të prirur për problem. Çdokush që ka rritur një lloj më të vjetër të trëndafilit, mund të dëshmojë për problemet e pikave të zeza që shfaqen në çdo vit. Mirëpo tani gjërat ndryshuan, sepse shumë kryqëzime bëhen që trëndafili të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve dhe të ketë nevojë për mirëmbajtje të vogël. Në qoftë se ata mbahen të shëndetshëm dhe në kushte të mira, nuk do të keni problem aspak. Në vazhdim do të mësojmë sëmundjet dhe dëmtuesit kryesorë të trëndafilave.
Afideja
Afideja është një insekt i vogël, zakonisht i gjelbërt që ushqehet me rritjen e re të bimës. Afideja e vetme nuk është kërcënim i madh, por kolonitë e saj mund të rriten shumë shpejt dhe lehtë mund t’i vëreni. Simptomet e infektimit nga afideja janë: duda dhe gjethe të çrregulluara, “nektar” ngjitës si dhe milingonat që ushqehen me nektarin. Që t’i largoni, mund të përdorni shtypjen e ujit në të gjithë sipërfaqen e bimës. Nëse uji nuk ndihmon përdorni sapun anti-insekt.
Njolla të zeza në gjethe
Kur ceket fjala “njollë të zeza”, kopshtarit gjithmonë i shkon ndërmend trëndafili. Njolla e zezë është sëmundje fungale, fillon si pikë e zezë me spore përreth të cilët presin kushtet ideale që të zgjerohen. Nëse i vëreni simptomet e sporeve, veproni me shpejtësi sepse spore të reja prodhohen çdo tre javë. Simptomet e njollave të zeza, janë disa njolla në gjethe që kanë formë rrethore dhe ngjyrë të verdhë përgjatë pjesës së jashtme. Pasi të zverdhet, gjethi bie nga trungu, dhe në rast të infektimit të madh bima zhvishet nga gjethet. Prandaj kujdesin filloni nga vjeshta sepse sporet duhet të mbijetojnë edhe dimrat e ftohtë, andaj mos leni asnjë gjethe në tokë. Pasiqë njollat e zeza shfaqen si pasojë e kushteve të pavolitshme, kur t`i vëreni kujdesuni për ujin dhe qarkullimin e mirë të ajrit. Nëse shihni njolla, spërkati me Bordo Miks apo squfur.
Njollat në gjethe, Cercespora
Njollat e mëparshme nuk janë sëmundja e vetme fungale që e sulmon trëndafilin. Kjo sëmundje shkaktohet nga këpurdhat Cercespora roscola, nuk është e njëjtë sikur njollat e zeza të mëparshme, mirëpo ndan shumë karakteristika. Simptomat fillojnë si njolla të vogla rrethore të madhësive të ndryshme, ndryshojnë ngjyrë në pjesët ku vdes gjethi dhe rallëherë paraqiten në pjesë tjera përveç gjetheve. Që ta eliminoni këtë problem, së pari duhet të eliminoni gjethet e infektuara, si dhe mos të harroni gjethet e mbetura në tokë në periudhën e vjeshtës.
Kurora e mundur
Është një gjendje e shkaktuar nga bakteria Agrobacterium tumefaciens që ndërpret aftësinë e bimës për të marrë ushqime dhe ujë. Prandaj bimët kanë rritje të dobët dhe lehtë mund të lëndohen më tepër. Bakterja futet në bimë përmes plagëve apo thyerjes, fillon e vogël afër vijës së tokës afër kurorës, rrënjës apo kërcellit. Në fillim mund të duken të zbehta mirëpo pasi të rriten marrin formë të parregullt, të fortë dhe të egër. Nuk ka ilaç për këtë gjendje, në rast të tillë shkuleni trëndafilin nga rrënja dhe flakeni. Bakterja mund t’i mbijetojë edhe dimrave andaj në vendin që keni shkulur ndonjë rrënjë, mos mbillni për 5 vite të tjera. Që të shmangeni nga kjo situatë, sigurohuni se keni përzgjedhur farën e mirë të trëndafilit.
Brumbulli japonez
Edhepse brumbulli japonez ushqehet me bimë të ndryshme, në qoftë se paraqiten në lagje të jeni të sigurtë se do i keni edhe në trëndafilat tuaj. Mund të mblidhen në numër shumë të madh dhe të shkaktojnë dëme të hatashme. Është e vështirë të ju shpëtojë ky insekt me ngjyrë bronzë dhe të gjelbër metalike, që ushqehet me gjethe dhe di të dëmtojë edhe lulet dhe dudat e rinj. Të rriturit e këtyre insekteve janë vështirë për tu hequr qafe, mirëpo nëse mund t’i kapni me dorë- atëherë keni metodën e duhur.
Virusi Mozaik
Virusi mozaik ku i referohet dy llojeve të viruseve (PNRSV dhe ApMV), dhe shpërndahet përgjatë tërë trupit të bimës, mirëpo nuk ngjitet nga bima në bimë. Mund të manifestohet vetëm në një kallam, por e tërë bima është e infektuar dhe tregon energji dhe rritje të dobët. Simptomet e këtij virusi ndonjëherë nuk shfaqen, ndonjëherë shfaqen në forma të mozaikut të verdhë përgjatë vegjetacionit, rrethe apo vija valore të verdha, zverdhje të damarëve si dhe ngjyra lara-lara. Për fat të keq nuk ka kontroll, prerja e kallamit me simptoma është vetëm veprim kozmetik sepse virusi është sistematik.
Myku pluhur
Edhe kjo sëmundje është fungale që mbetet e heshtur derisa të shfaqen kushtet e volitshme. Gjethet e reja fillojnë të rrudhosen e pastaj do të vëreni një myk duke u formësuar në gjethe, të ndjekur nga një shtresë e hollë dhe e bardhë që përhapet. Nëse jetoni në kushte të volitshme ku myku paraqitet rregullisht, bëni stërpikje me sodë të bukës si parandalim ndaj kësaj sëmundjeje. Kjo përbërje është mënyra më e mirë e veprimit, po të vëreni simptomet e mykut.
Kurkulioset e trëndafilit
Këto janë insekte të vogla të kuqërremta në ngjyrë kafe, mirëpo mund të shkaktojnë dëme të mëdha sepse edhe larvat e asaj ushqehen me bimën. Të rriturit e këtij insekti ushqehen me duda të rinj, dhe vendosin vezët përbrenda tyre. Kur të lulëzojnë, lulet do të jenë përplot me vrima. Këto insekte preferojnë trëndafila e bardhë dhe të verdhë, mënyra më e mirë për eliminimin e tyrë është t’i kapni me dorë. Mënyra tjetër është shkulja e dudave që kanë vezë brenda.
Lingota e trëndafilit apo e dardhës
Këto lingota janë dy insekte të ndryshme dhe në fakt janë larva të disa insekteve fluturuese. Duken si jargës sepse sekretojnë një substancë baltak që mbështjell trupin e tyre. Mund të rriten deri në 2 cm dhe kanë ngjyrë të verdhë në të gjelbër. Ka 3 lloje që duhet ditur,
Europiania që prodhon 1 gjeneratë, “e përdredhura” që prodhon 2 gjenerata, dhe Cladius difformis që mund të prodhojë 6 gjenerata në vit. Ato ushqehen me gjethe dhe shkurre, duke ua hequr indet e buta, që lënë gjethet të duken të tejdukshme. Infektimi i vogël nuk duhet t’ju shqetësojë, megjithatë një popullsi e madhe mund të dëmtojë bimën. Kah mesi i pranverës filloni të kërkoni larva të tilla, nëse shihni, do të mjaftojë t’i largoni me ujë. Insekticidet do të ndihmojnë, mirëpo mos e teproni me të sepse kjo larvë ka armiqë të ndryshëm natyror siç janë, zogjtë, grerëzat parazitare dhe brumbujt.
Tripset
Këto janë insekte të zakonshme që shkaktojnë dëme, janë të hollë dhe ngjyrë kafe me krahë të verdhë. Do të shkaktojnë shtrembërimin e dudave, kur hapen ato, mund të vëreni ngjyrë kafe mbi petalet individuale. Ushqehen me gjethe, ndërsa disa lloje ushqehen me tërë bimën. Janë të vështirë për tu kontrolluar pasiqë jetojnë brenda dudave dhe zhvillohen e shumohen shumë shpejtë. Përdorimi i insekticidit mund të eliminojë edhe grabitqarët e saj natyrorë, andaj më e mira është trajtimi sistematik me insekticid.