Nuk ju tregojnë se ushqimet për të cilat vdisni nuk do të jenë të pazakonta por gjëra të zakonta si pizza.
Se do të keni të vjella secilën herë që përkuleni. Nuk ju tregojnë se gjoksi juaj do të mbulojë stomakun në atë mënyrë saqë mbajtja e sytjenave do të bëhet nevojë fizike e jo kusht social. Aq pak dini për hormonet gjatë shtatëzënisë saqë do habiteni kur të kuptoni se klisheja e Femrës Shtatëzënë e Inatosur është një gjë aq reale. Sapo të goditeni nga ndonjë padrejtësi, do të jeni dëshmitare e një çmendurie të mërzitshme. Femra shtatëzënë nuk do të mund të heshtet, andaj është mirë të pranoni këtë refleks egoje si gjë e natyrshme.
Gjëja më e tmerrshme që do të zbuloni është fakti se jeni shtatëzënë për dhjetë muaj e jo nëntë. Askush nuk ju tregon se gjatë shtatëzënisë duhet të zëvendësoni tërë garderobën pasiqë çdo gjë që keni do jetë e vogël në ju.
Do të kuptoni se “shkëlqimi i shtatëzënave” është një mit ndërsa realiteti janë lodhja, puçrrat, migrenat hormonale, kapsllëku kronik dhe aversioni tremujor ndaj perimeve.
Nuk e keni menduar kurrë që trupi juaj do të bëhet pronë publike dhe një objekt diskutimi, nuk do të pajtoheni kur njerëzit prekin barkun tuaj dhe ju pyesin mos keni binjakë.
Më parë nuk ju kanë treguar, mirëpo sapo të kuptojnë që jeni shtatëzënë njerëzit do fillojnë të ndajnë tregimet e tyre të çuditshme rreth shtatëzënive të tyre. Do e kuptoni se të gjithë që i njihni kanë pasur lindje të gjata, me 532 qepje dhe do arsyetohen se i ndajnë këto informata me ju, që ju të jeni të përgatitura mirë për lindje.
Askush nuk do bëjë asnjë fjalë me ju se nuk do të shikoni më në vaginën tuaj një tremujor të tërë, madje do të pyeteni se a e keni ende atje poshtë.
Tutat sportive do të bëhen uniforma juaj pas javës 32, aq gjatë do i mbani madje do të pyeteni se a është koha e duhur për t`i larë.
Askush nuk ju tregon se njerëzit do të bëhen marrëzisht të sjellshëm, se postjeri në secilën herë do ju pyesë “vajzë apo djalë”. Secili njeri do ua lirojë ulësen në transport publik, se edhe të pastrehët në rrugë do ju urojnë edhepse jeta e tyre është tejet me brenga.
Do të jetë një kohë e jashtëzakonshme për juve, aq me emocione të papritura dhe me situata të panjohura. Por një gjë është më se e sigurtë, askush nuk mund të ju përgatit.
kosovarja.ch