Fakti që çifti ka vetëm një fëmijë mund të jetë një çështje e zgjedhjes personale, por edhe pamundësia që të bëjnë më fëmijë. Kjo është një çështje personale në të cilën rrethi i tyre nuk kanë të drejtë që të përzihen.
Nga deklarata të tilla, njerëzit mund të lëndohen, nganjëherë edhe ndihen të fyer.
„A do të vjen së shpejti edhe një tjetër fëmijë?“
Kjo pyetje është e gabuar për shumë arsye, pavarësisht nëse femra nuk dëshiron të ketë një fëmijë tjetër apo që pa masë e dëshiron dhe nuk mund ta ketë atë. Gjithashtu, ka shumë arsye të tjera intime që njerëzit nuk duan ti ndajnë me të tjerët, të tilla si aborte spontane apo diagnoza infertiliteti. Njerëzit nga lagjja, pa marrë parasysh sa të afërt të jenë me çiftin, duhet të pranojnë se kjo nuk është gjë e tyre.
„A do t’ju shohim me një fëmijë të dytë!“
Deklarata të tilla janë përçmuese për prindërit me një fëmijë, kështu që ata do të ndiheshin që janë „më pak“ prindër dhe se numri i fëmijëve që dikush ka më shumë, flet për cilësinë e arsimit, edukimit dhe dashurisë prindërore.
„Ju jeni aq me fat që keni vetëm një fëmijë!“
Deklaratat e tilla kanë tendencë që prindërit që kanë më shumë fëmijë mendojnë se jeta e tyre është shumë më kërkuese dhe ka më shumë obligime dhe detyrime, ndërsa prindërit që kanë vetëm një fëmijë kanë kohë për t’u çlodhur dhe të kënaqen. Jo vetëm që kjo deklaratë është e gabuar, por ajo është nënçmuese edhe për jetën e të tjerëve.
„Çdo fëmijë ka nevojë për një vëlla ose motër!“
Pretendimet se fëmijët e vetëm janë të vetmuar, janë të lazdruar apo deklarata të ngjashme nuk janë provuar shkencërisht, por dihet se në karakterin e fëmijës më shumë ndikon shembulli të cilin ia japin prindërit. Prandaj, sugjerimi se fëmija ka nevojë për një vëlla ose motër në mënyrë që të jetë një njeri më i mirë është po aq i pasjellshëm dhe i vrazhdë, siç është edhe i pasaktë.
„Është e lehtë që të dukeni ashtu pas vetëm një lindjeje!“
Këto deklarata i japin posaqërisht gratë të cilat për kilogramët e tepërt e fajsojnë eksluzivisht dhe vetëm shtatzaninë, por nuk janë në dijeni se ajo është e njejtë dhe po aq e vështirë për të sjellë përsëri në formë pas një ose më shumë shtatzënive. Sekreti i vetëm për suksesin është një vullnet i fortë.
„A nuk dëshironi tani një djalë apo një vajzë?“
Kjo deklaratë ka të njëjtin efekt si pyetja e parë kur e pyetni a keni ndërmend që të keni edhe një fëmijë tjetër, por kjo është edhe më keq, sepse kjo nënkupton se të gjithë prindërit duhet të kenë fëmijët e të dy gjinive, sepse jeta do të ishte e paplotë në qoftë se ju nuk keni një djalë dhe një vajzë. Përveç kësaj, kush do të garantoj që fëmija i dytë nuk do të jetë i gjinisë së njëjtë si i fëmija i parë? /kosovarja.ch/