Dashuria është e pranishme, por në mënyra të ndryshme!
Dashuria në të vërtetë është një udhëtim. Kur ju i thoni të dua ndokujt për here të parë, ajo ka kuptim shumë të ndryshëm se sa kur i thuani dikujt pas një viti së bashku. Sa më shumë lidhja të zhvillohet, edhe ju përmes saj do të ndryshoni. Disa lidhje janë në gjendje që për një periudhë të shkurtër të krijojnë diçka që ndoshta lidhjeve tjera iu nevoiten disa vite. Nuk ka rregulla. Lidhja është vazhdimisht në ndryshim, por përkufizimi i thënies “të dua” kalon nëpër këto faza të evoluimit.
Tre muaj: Më pëlqen se deri ku kjo arrin
Në skemëne madhe të lidhjeve afatgjata, tre muaj janë shumë shpejtë. Kur gjatë kësaj periudhe i thuani ndokujt se e doni, është njësoj sikur të thoni se doni atë gjë që është e re – si për shembull ndonjë çantë të re për këtë pranverë. Ndoshta do të bëhet jashtë mode, por ju aktualisht keni ndjenjën se do zgjasë përgjithmonë. Edhepse ndoshta kjo nuk është dashuri, por ju mendoni se ky person është i veçantë në jetën tuaj.
Katër muaj: Jam e gatshme të provoj gjëra të reja në shtrat
Tani ju besoni në partnerin tuaj dhe jeni gati të kaloni në diçka pak më të fuqishme. Ndiheni e relaksuar dhe e lirë të provoni gjëra të reja në shtrat, gjë që nuk do të kishit mundur ti bënit me personin që nuk ju pëlqen. “të dua” nënkupton “dua të më dorëzosh në zonën time të sigurtë”. Ndiheni mjaft e sigurtë për të shprehur plotësisht seksualitetin tuaj.
Pesë muaj: Je i rëndësishëm për mua
Është pothuajse fund ii muajit të mjaltit dhe të dytë ndodheni në të njejtën fazë të lidhjes. “të dua” do të thotë “je shumë i rëndësishëm në jetën time” dhe tani përpiqeni më shumë për njëri-tjetrin.
Gjashtë muaj: Ne jemi një çift i shkëlqyer
Ju keni ndikim në njëri-tjetrin, pëlqeni gjëra të ndryshme dhe hajgaret që i bëni njëri-tjetrit, ndani së bashku një botë të vogël intime ku vetëm ju mund ta deshifroni së bashku. “të dua” nënkupton “më pëlqen ajo që jam kur ndodhem në praninë tënde”. Ju mësoni rreth lidhjes me këtë person q ju bën të ndiheni shkëlqyer dhe përfitoni nga ky proces. Dhe, pëlqeni verzionin e ri të krijuar për veten tuaj.
Shtatë muaj: Ne
Të duash dike është sikur të shpërngulesh në ndonjë qytet të ri – sa më shumë kohë që kalon, janë ndjenja më të forta. Ajo çfarë në të vërtetë mendoni në këtë fazë është se tani ekzistoni si “Ne”. shprehja e dashurisë në këtë fazë do të thotë “çfarë është e imja është e jotja, deh anasjelltas”. Nuk i kushtoni më vëmendje kur është hera e fundit që diçka ai e bëri apo nuk e bëri, nuk bëni plane pa njëri-tjetrin.
Tetë muaj: Urrej të fjalosem me ty
Keni argumentuar deri në momentin kur e keni ndjerë fjalën “të dua”. Pastaj e keni kuptuar që i jeni përkushtuar njëri-tjetrit, dhe thjeshtë nuk dëshironi kurrë të fjaloseni. Kjo “të dua” nuk është për shkak të asaj që kush e fitoi argumentin, por të pranoni se nuk dëshironi të humbni partnerin tuaj. Ajo që ka rëndësi është se të dy e kuptoni se fjalosja është e pashmangshme, por që ndjenjat tuaja janë mjaft të fuqishme sa për të tejkaluar të gjitha.
Nëntë muaj: Miqësi
Në këtë fazë, ajo që jeni së bashku është fazë shumë e natyrshme. Thënia “të dua” tani merr një kuptim më serioz, madje edhe nëse thuhet nga disa vërejtje të mprehta. Ju nuk mendoni vetëm se ai është një person i mrekullueshëm, por e mendoni edhe si mikun tuaj më të mirë. Në këtë fazë, shprehja e ndjenjave është shumë e thellë.
Një vit: Ti je bota ime
Dhe nuk mund ta paramendoni botën pa partnerin tuaj. Jetët tuaja janë tërësisht të lidhura. Fjala “të dua” është gjë e përhershme. Nuk pyetni më se kush ndjen më shumë, nuk brengoseni për atë se a duhet të kontrolloni shpërthimin në emocionet tuaja ose nëse partneri e tepron me ju. Jeni të sigurtë, të qetë dhe fjala “të dua” ju bën të ndjeheni rehat si në shtëpi.
Një vit e pesë muaj: ne jemi për çdo gjë së bashku
Humbja dhe suksesi i partnerit është edhe i juaji. Pavarsisht jetëve tuaja individuale, nuk është e kompletuar nëse personi tjetër nuk gjendet në të. Ju sakrifikoni për njëri-tjetrin për shkak se duheni. Dashuria është arsyetim i mirë për përshkrimin e sjelljes suaj. kur e mabni njëri-tjetrin afër, shprehja “të dua” nënkupton se “nuk je vetëm”.
Dy vjet: Mendoj për të ardhmen tonë
Historia juaj e dashurisë ka kaluar larg nga ajo kur jeni njohur dhe atë që do të jeni në të ardhmen. Thënia “të dua” nënkupton “dua atë që jemi, dhe do të dua atë që vjen pas saj”. Jeni të sigurtë se asgjë nuk mund të jetë aq e tmerrshme nëqoftëse keni njërin përkrah tjetrit. Fjala e dashurisë do të thotë se ju dëshironi më tepër. Dëshironi të ndërtoni më shumë se një lidhje. Dëshironi të kaloni në nivel të ri dhe të pranoni sfidën.
Tre vjet: Jetë e përbashkët
E shprehni haptazi se e doni përgjithmonë. Dëshironi të ndani çdo gjë, nga adresa e deri te mbiemri. Fjala “të dua” ka kuptimin e plotë të mirëfilltë.
Pesë vjet: Martesa
Ndjeni sikur janë vetëm fjalë boshe, sepse ajo që mendoni është se nuk mund të ekzistojë fjalë në asnjë gjuhë të botës që do të përshkruajë dashurinë e madhe që ndjeni për njëri-tjetrin./kosovarja.ch/