3.7 C
Priština
More

    Çfarë ndodhë nëse jeni jotolerant ndaj laktozës?

    spot_imgspot_img

    Nëse keni kuptuar se nuk jeni tolerant ndaj laktozës, kjo nuk do të thotë se jeta ka për t’ju ndryshuar rrënjësisht. Me disa ndryshime të thjeshta të mënyrës së jetesës do të arrini të zvogëloni simptomet dhe të jetoni një jetë normale.

    Problemi më i madh tek njerëzit jotolerant ndaj laktozës supozohet të jetë heqja dorë e produkteve të qumështit kryesisht në trup më pak kalcium se sa është e nevojshme.

    Ushqime të pasura me kalcium:

    Tofu – përmban 347 mg calcium në 150 g.

    Fasule të bardha – 119 mg calcium në ¾ e filxhanit.

    Tahini (pastë prej susami) – 130 mg kalcium në dy lugë pastë.

    Bajame – 93 mg kalcium në një porcion prej ¼ e filxhanit.

    Sardele – 286 mg kalcium në 75 g.

    Salmon i konzervuar – 208 mg për porcion 75 g.

    Nga perimet janë sallata jeshile dhe spinaqi.

    Mos harroni vitaminën D.

    Produktet e qumështit janë si shtesë e kalciumit dhe janë shumë të pasura me vitaminë D, kështuqë ata persona jotolerantë ndaj laktozës duhet ta kompensojnë përmes ushqimeve tjera, dhe ne sigurisht ju sjellim listën më poshtë.

    Losos – 435 UI e vitaminës D, 75 g.

    Sardele – 360 UI e vitaminës D, 75 g.

    Tuna – 381 UI e vitaminës D, 75 g.

    Troftë – 210 UI e vitaminës D, 75 g.

    Nëse jeni jotolerant ndaj laktozës duhet të mbani një ditar të ushqimit, meqenëse tek shumica e njerëzve simptomat variojnë dhe kjo merr kohë të gjatë për të zbuluar se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të hani. Ekspertët thonë se tek disa persona nëse pijnë sasi të vogël të qumështit, nuk ka reaksione të këqija, dhe kjo ndodhë për shkak se enzimet tuaja përmes zorrëve marrin sasi të vogla të laktozës dhe është më e lehtë për tu tretur.

    Nëse dëshironi të provoni, për çdo rast konsultohuni me mjekun tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...