Pa marrë parasysh se cila është arsyeja për ndalimin e tabletave për parandalimin e shtatzanisë, këtu janë disa hapa që duhet t’i bëni për një tranzicion të sigurtë dhe të shëndetshëm. Nëse mendoni t’i ndërprisni tabletat për parandalimin e shtatzanisë, ky veprim kërkon planifikim dhe jo vetëm duke i hedhur ato.Hapi i parë është të bisedoni me gjinekologun tuaj. Pa marrë parasysh arsyen, bisedoni me të para se të merrni këtë veprim. Nëse nuk dëshironi të mbetni shtatzënë, duhet të takoheni me gjinekologun tuaj për të diskutuar mbi format e tjera të kontracepsionit dhe nëse doni të keni fëmijë përsëri duhet të bisedoni me të për këshillim paraprak.
Disa gra kanë frikë nga ajo që mund të ndodhë me trupat e tyre kur ndalojnë tabletat për parandalimin e shtatzanisë, por gjinekologët thonë se nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. “Ka shumë pak efekte anësore kur t’i ndalni ato tableta”, thotë Sherry Thomas, gjinekolog në Los Anxhelos.
Ju mund të ndaloni marrjen e këtyre tabletave në çdo kohë, madje edhe në mes të pakos së tyre. Mund të keni gjakderdhje ditët e para por nuk është asgjë serioze. Pasi të ndaloni përdorimin e tabletave për parandalimin e shtatzanisë, kushtojini vëmendje ciklit menstrual. Nëse nuk kthehet në normale prej dy deri në tre muaj, këshillohuni me gjinekologun tuaj.