Gjithnjë çajmë kokën për temën – çka të bëjmë me fëmijët tanë narcisoid. Por, askush nuk shtron pyetjen, çfarë ndodh kur narcisët bëhen prindër?
Tiparet narcisoide të personalitetit po përhapen si epidemi, me të njëjtën shpejtësi si obeziteti. Këta të mileniumit janë gjeneratë e cila beson se gjithmonë meriton më të mirën, kurse nuk ka shenjë më të dukshme të vetë-dashurisë se selfi-mania. Gjithnjë çajmë kokën për temën – çka të bëjmë me fëmijët tanë narcisoid. Por, askush nuk shtron pyetjen, çfarë ndodh kur narcisët bëhen prindër?
Narcizmin e karakterizojnë mungesa e empatisë, vlerësimi i tepruar i vetëvetes dhe nevoja e vazhdueshme e pëlqimit nga rrethi.
Narcizmin e karakterizojnë mungesa e empatisë, vlerësimi i tepruar i vetëvetes dhe nevoja e vazhdueshme e pëlqimit nga rrethi. Etja dhe lakmia janë në thelbin e personalitetit narcisoid, thotë Ramani Durvasula, autore e librit “Si ta mbijetoni lidhjen me narcisoidin”.
Natyrisht, ne të gjithë jemi pak narcistë, kjo është plotësisht njerëzore dhe realisht paraqet fazën zhvillimore te të rinjtë. Problemi krijohet kur narcizmi fillon të ndikojë në punën tonë dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore. Narcisët besojnë se janë të veçantë dhe se meritojnë trajtim më të mirë se të tjerët. “Shumica nga ne ndalojmë të mendojmë kështu për veten rreth moshës gjashtë vjeçare, dhe nuk do të duhej të ndodhë të jemi të tillë edhe me 40 vite”, thotë Durvasula.
Megjithatë, kur narcizmi mbetet si tiparë i personalitetit edhe në moshën e rritur, ndodhë që prindërimi të bëhet burim i frustrimit. Fëmijët nuk i ofrojnë narcisëve trajtimin që ata kërkojnë. Narcizmi “i pangopur” ndikon që prindërit të reagojnë në dy mënyra. Disa e humbin plotësisht interesimin për fëmijët e tyre dhe simpatinë fillojnë ta kërkojnë diku tjetër. Të tjerët, fëmijët e tyre i shikojnë si pasqyrimin e tyre dhe fillojnë të angazhohen tepër në prindërimin dhe i kontrollojnë tepër fëmijët. Në të dy rastet prindi narcisoid emocionalisht është i larguar dhe thelbësisht i ftohtë.
Prindët narcisoid fëmijët e tyre i përdorin si mjet për avancim. Suksesi i fëmijës është arësye që ata të ndjehen mirë, ashtuqë ky fëmijë në fakt bëhet “trofeu” i tyre
Fëmijët nuk janë në gjendje ta përballojnë qëndrimin e ftohtë dhe të përmbajtur të prindërve. Kanë nevojë ta ndjejnë dashurinë e pakushtëzuar që të ndjehen të sigurtë. Nga kjo varet se a do të munden të krijojnë marrëdhënie të shëndosha me tjerët, si do ta shikojnë veten dhe reagojnë ndaj stresit. Kur në fëmijëri nuk vendoset lidhja mes prindit dhe fëmijës, pasojat janë të përjetshme.
Fëmijët e narcisëve vuajnë nga shumë probleme psikologjike. Janë të prirur ndaj depresionit, ankthit, mungesës së vetëkontrollit, çrregullimeve në të ushqyerit, vetëbesimit të ulët, identitetin e çrregulluar, abuzimit me substance kimike dhe perfekcionizmit. Sarah Shoe është vajzë e nënës narcisoide, e cila e ka pasë më të rëndësishme se si duket ajo dhe a është e dobët. Që nga rinia e herëshme e ka rregulluar dhe përgatitur që të martohet për një burrë të pasur. Kur Sarah përfundoi në spital e lënduar rëndë në aksident komunikacioni dhe luftonte për jetën, reagimi i parë i nënës ishte ta thërrasë parukierin që t’i rregullojë flokët. “Më e trishtueshme nga të gjitha ka qenë se, unë mendova që tani nëna ndoshta do të më dashuronte, sepse për pak do më humbiste”.
Meqë nuk jetojmë në vakum, narcizmi i prindërve tjerë ndikon edhe në mënyrën tonë si po i rrisim fëmijët. Obsesioni i tyre me arritjet e fëmijëve krijon një marrëdhënie konkurimi në mes të fëmijëve dhe në mes të prindërve.
Shumica e njerëzve të cilët bien në grackë të prindërimit garues nuk janë narcisë, por viktimë e kulturës garuese ku suksesi matet me nota, famën e shkollës, pasurinë dhe statusin “Kemi krijuar botën në të cilën praktikisht është e pamundur të keni sukses nëse nuk jeni narcist”, thotë Durvasula.
Madje edhe prindët me qëllime më të mira bëhen të kyçur në këtë lojë, kurse me këtë i ekspozojnë fëmijët e tyre ndaj rrezikut që edhe ata të bëhen narcistë, sepse nga gara e tillë pas suksesit nuk mbetet kohë që te fëmijët të zhvillohen vetitë siç janë dhëmbshuria dhe brengosja për të tjerët.
Prindët narcisoid ngrisin shkallët për gjithçka, duke i blerë fëmijëve të tyre telefona të shtrenjtë dhe duke i organizuar festa të mëdha ditëlindjesh.
Narcizmi nuk është që dje – ekspertët rrënjët e tij i gjejnë që në individualizmin e shekullit të 19. Mirëpo, teknologjia e ka bërë që edhe individualizmi sot të bëhet sundues. Tani, blerësit shpresojnë që çdo produkt t’i përshtatet shijes së tyre, kurse programi televiziv interesave të tyre. Çdo aspekt i botës online është në shenjë individualizmi. Gjithkush ka rastin të ndjehet i veçantë, e kjo është tokë pjellore për zhvillimin e narcisoizmit.
Kur prindi i kushton vëmendje të tepruar fëmijëve të tij, fëmijët marrin pikëpamjet e njejta. Kurse prindët narcisoid janë mjeshtër për këtë.
Nuk ka formulë të thjeshtë me të cilën është e mundur të parashikohet se kush do të bëhet narcist, apo si do të reagojë fëmija ndaj prindit narcisoid. Përveç edukimit me rëndësi është edhe roli i gjenetikës dhe tipareve të trashëguara të personalitetit. Sipas disa hulumtimeve paraprake, më pak se gjysma e fëmijëve të narcisëve edhe ata vetë bëhen narcistë, por për momentin nuk ka të dhëna të mjaftueshme sepse gjenerata e prindërve narcisoid duhet akoma të studjohet tërësisht.
“Një është e sigurt – fëmijët e narcisit në jetë do të vuajnë nga pasiguria dhe dyshimi në vetëveten”, thotë Darvasula. “Pyetja është – si do të manifestohet kjo”?/kosovarja.ch/