Jeni shumë të lodhur për seks? Nuk përbën një justifikim, edhe pse shpesh mund të ndikojë. Shumicës së grave u duhet të presin gjithë ditën për t’u shtrirë pranë partnerit të tyre në mbrëmje dhe shpesh pyesin veten se përse nuk ndihen të eksituara. E mira do të ishte të kryenit marrëdhënie gjatë një kohe të ditës kur keni mjaftueshëm energji e jo kur ktheheni nga puna të mbingarkuar me strese dhe jeni të rraskapitur. Mund të zgjidhni përshembull mëngjesin, pasi zgjoheni të shlodhur ose edhe pasditet e fundjavave, pasi keni bërë një sy gjumë dreke. Përndryshe, nëse ju pëlqejnë më shumë dritat e fikura, provoni të hani një vakt me proteina dhe zarzavate jeshile përpara se të mbylleni në dhomë, pasi proteinat ju japin energji duke ju shtuar dëshirën për seks.
Antidepresivët
Hormone si serotina, epinefrina dhe dopamina janë përgjegjësit për eksitimin dhe veprimtarinë seksuale. Antidepresivët dhe ilaçe të tjera që na këshillohen nga psikiatri priren të ulin nivelin e këtyre hormoneve, çka shkurton aftësinë për t’u eksituar. Por, 20 minuta stërvitje intensive mund të nxisin dëshirën seksuale tek femrat që hasin probleme për shkak të antidepresivëve.
Ndryshimet në peshë
Tek femrat është diçka e zakonshme që pesha të ndryshojë vazhdimisht; 2-3 kile më pak apo më shumë para apo pas menstruacioneve, ose më shumë, për shkak të shtatzanisë. Pavarësisht shkakut, sipas ekspertëve pesha është një ndër faktorët që ndikojnë më shumë në dëshirën seksuale tek femra, pasi ndikon tek mënyra sesi ajo e sheh veten, se sa tërheqëse ndihet. Nëse ndihesh e fortë, në peshën e duhur, je më e çlirët psikologjikisht për t’u ndierë mirë gjatë marrëdhënieve seksuale. Ndaj, për një raport më të shëndetshëm seksual, duhet të përpiqeni ta çoni trupin në atë peshë që ju bën të ndiheni sexy.
Problemet me partnerin
Seksi është po aq psikologjik sa ç’është edhe fizik, ndaj sa herë keni zënka, shkëputje, largime me njëri-tjetrin do të ndjeni luhatje të dëshirës për të kryer marrëdhënie me njëri-tjetrin. Problemet në marrëdhënie janë ato që ndikojnë më tepër se çdo faktor tjetër tek dëshira juaj seksuale. Përveç kësaj, pas një periudhe të gjatë së bashku, nëse nuk eksperimentoni në marrëdhëniet tuaja, të ndenjurit bashkë do të kthehet në diçka monotone dhe mekanike. Ndaj, e mira është të flisni me njëri-tjetrin si për problemet në çift, ashtu edhe ato në krevat. Komunikimi do t’ju ndihmojë në çdo aspekt.
Kontrolli i shtatzanisë
Pilulat janë shumë efektive në parandalimin e shtatzanisë, por ato mund t’ju ulin kënaqësinë seksuale. Përse ndodh kjo? Pilulat veprojnë duke ulur nivelin e testosteronit, hormonit kyç kur vjen fjala për seksin. Prandaj meshkujt, të cilët nga gjeneza kanë më tepër testosteron, kanë më pak probleme lidhur me dëshirën seksuale.
Burimi: Glamour