Xhinset janë veshja më e dashur e burrave dhe grave në gjithë botën. Secili prej nesh ka xhinset e tij të dashura. Por, cfarë të bëjmë kur ato vjetërohen dhe s’mund t’i mbajmë më tepër?
Një nga ditët tona më të ngrysta është dita kur shohim se duhet të ndahemi nga xhinset tona të preferuara. Nëse ju vjen keq t’i hidhni në shportë, shihni mundësitë që ofrojmë për rifunksionalizimin e tyre.
Bëni mbështjellës për saksitë
Në Yahoo voices kemi gjetur një ide të shkëlqyer për bërjen e mbajtëseve të saksive prej xhinsebve të vjetruara. Thjesht prejini xhinset në formë saksije, qepjani një varëse, vëreni saksinë brenda saj dhe vareni aty ku dëshironi.
Shall teksasi
Në blogun Thinkcrafts kemi gjetur ide fantastike për prerjen e një shalli nga xhinset e vjetra. Thejsht prejini xhinset në shiritë të hollë dhe thurini pastaj ato në formë gështenje derisa të bëhet një shall.
Nënpjatëz
Në fund po ju sjellim edhe një ide tërësisht kreative, e cila rekomandon që nga xhinset e vjetra të bëhen nënpjatëza për tryezën e bukës. Thjesht shtrijini xhinset dhe përpiquni të pritni pjesë sa më të mëdha prej tyre përreth xhepave. Kjo mund të shërbejë si vend ku mund t’i vendosni kompletet e lugëvepirunave në tavolinën e shtruar.