Meshkujt pëlqejnë femrat që mbajnë pastërti, vetëm se nën këtë pastërti, nuk nënkuptojnë se duhet të bëjnë pastrim të thellë orë e çast – sepse kuptimin e higjienës meshkujt e marrin më shtruar. Dhe, ajo që nuk iu pëlqen shumë është kur mënjëherë pas seksit vrapojnë drejt e në dush.
Sigurisht, nëse mashkulli ka fuqi të mjaftueshme pas seksit dhe disponim të mirë, ju mund të bëni dush së bashku – nëse ata nuk mendojnë vetëm për të fjetur, atëherë pëlqejnë shumë aktin e të qenurit së bashku nën dush dhe në njëfarë mënyre mund të ndezin një dëshirë tjetër seksuale, por tani në një vend tjetër. Megjithatë, në rastet më të shpeshta femrat vrapojnë mënjëherë pas akti drejt e në tush dhe nuk i shkon mendja ta bëjnë këtë proces së bashku. Ky veprim lëndon shumë ndjenjat e meshkujve.
Meshkujt shpesh pyeten se çfarë problemesh mund të ketë një femër, kur ajo duhet të vrapojë drejt e në dush. Pyeten nëse vërtetë ju ka pëlyqer seksi apo ndjehen në siklet si të papastërta e që duhen me urgjencë të hyjnë nën dush. Ata shqetësohen pse nuk mund të qëndrojnë edhe për pak kohë ashtu të zhveshur në shtrat, nën krahët e tij. Nëse kjo dukuri ndodhë për një arsye mjekësore te këta femra, të cilat veprojnë sipas këshillave të gjinekologut të tyre – atëherë nuk do të ishte e vështirë që ti tregonin partnerit se për çfarë bëhet fjalë, që mos të lëndohet ai se është i papastër. Por si mund të shpjegohet vrapimi i mënjëhershëm drejt e në dush, pa ndonjë pushim të shkurtër relaksi së bashku?
Disa femra sillen në këtë mënyrë sepse besojnë që mund të zvogëlojnë mundësinë e mbetjes shtatzënë, por sa i përket shtatzënisë së padëshiruar ekzistojnë mjete tjera mbrojtëse si kontraceptivë, pilula, por dushi madje edhe larja më e thellë nuk do të ndihmojë. Higjiena është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm, por në lidhje me këtë çështje, nuk ka ndonjë dallim se a e bëni dushin mënjëherë pas raportit seksual apo pak më vonë.
Pra, nëse ju vraponi mënjëherë pas seksit në dush, kini parasysh pse po e bëni këtë – tregoni atij se nuk bëhet fjalë se ai kundërmon apo është i papastër, sepse kjo mund të lëndojë shumë ndjenjat e tij. Nëse ka ndonjë problem, përpiquni të diskutoni me partnerin tuaj apo me dikë që i besoni, madje nëse është e nevojshme më ndonjë ekspert. Partneri juaj duhet të jetë i informuar nëse keni ndonjë problem, me qëllim që ta merr në konsideratë vrapimin tuaj pas dushit dhe të bindet se nuk ka diçka serioze që ndërhyn në lidhjen e parnterëve.
Dhe, nëse e njihni problemin mirë, ju do të jeni në gjendje ti gëzoheni plotësisht seksit së bashku dhe fare mos të krijoni dyshime në kokën tuaj në lidhje me njëri-tjetrin.