Vagina është organi femëror për riprodhim brenda së cilës ndodhin procese të ndryshme fizike dhe kimike. Vagina nuk shërben vetëm si organ për riprodhim por edhe si kanal nëpërmjet të cilit kalojnë menstruacionet dhe lëngjet tjera të panevojshme të trupit. Funksioni dhe struktura e saj komplekse e bën atë të quhet edhe organi intim.
Nëse vagina juaj i nënshtrohet ndryshimeve të papritura nga të cilat ndjeheni ndryshe, atëherë duhet të vizitoni mjekun. Megjthatë, nëse e kuptoni paraprakisht se çfarë ju sugjeron vagina juaj, mund të shëroheni me disa metoda tejet të thjeshta.
- Parandaloni cistitisin
Secila femër e zakonshme të paktën një herë në jetën e saj është ballafaquar me cistitisin, ndezjen e dhimbshme që pushton rajonin mes fshikëzës dhe hapjes anale. Që të parandaloni apo të zvogëloni shumimin e baktereve, kushtoni rëndësi pastërtisë së pjesës intime pas përdorimit të tualetit. Përshkimi i letrës së tualetit nga vrima anale në drejtim të hapjes vaginore e bart infeksionin, andaj duhet të pastroheni në anën e kundërt.
- Mbajtja e vlerës natyrore të pH
Uji i ngrohtë mund të prishë vlerën natyrore të pH jo vetëm të lëkurës por edhe të mukozës së vaginës. Vagina ka fuqi të vetëpastrimit që nënkupton se mjafton vetëm një sapun i butë për të pastruar pjesën e jashtme të saj.
- Shmanguni nga vaskat me aroma intenzive
Nëse keni lëkurë të ndijshme, shmanguni nga vaskat që prodhojnë aroma dhe shkumë të fuqishme. Në vend të tyre, përdoreni një xhel neutral për dush apo ndonjë sapun të thjeshtë për fëmijë.
- Ushtroni muskujt e legenit
Postohuni rehatshëm, shtrëngoni muskujt sikurse bëni kur dëshironi të ndaloni urinimin, pastaj lironi muskujt. Në këtë mënyrë do të forconi msukujt e legenit dhe rajonit rreth vaginës. Ushtrimin mund t`a përsërisni disa herë gjatë ditës.
- Të jeni të rregullta me kontrollet mjekësore
Mos i harroni kontrollet tek gjinekologu, qoftë ato rutinore apo nëse hasni në ndonjë problem që ju bën të dyshoni. Mos i leni anash simptomat e sëmundjeve dhe mos përdorni ilaçe pa konsultime me mjekun.
Vagina mund të jetë (a)simetrike ngjyrë rozë, e kuqe apo vjollcë e hapur, pak a shumë e prirë për të ndryshuar. Secila vaginë dallon për nga ngjyra, forma dhe aroma, dhe kj është tregues se si natyra është e veçantë në secilën prej nesh./kosovarja.ch/