0.8 C
Priština
More

    Çfarë ju pret kur të ndërpritni pilulat kontraceptive

    spot_imgspot_img

    Rezulton se, kjo ka të bëj shumë me rutinën e krijuar me para-pilulat tuaja

    Ideja e ndërprerjes së pilulës kontraceptive pasi keni krijuar një orar alarmi ditor, një periudhë të shkurtë mund të ndjeheni sikur keni humbur një mik të njohur. Dhe kjo mund të shpalosë shumë pyetje në lidhje me stilin e jetës tuaj pas ndërprerjes së pilulës: Si do të ndihem më pas? A do të bëhet lëkura ime ndonjëherë e pastër përsëri? A do të bëhem një përbindësh emocional? A do të janë periodat e mia të tmerrshme siç i mbaj mend?

    Rezulton se, parashikues më i mirë se si trupi juaj do të ndryshojë pas ndërprerjes së pilulës, sipas Dr. Lauren Streicher – profesor i asociuar klinik i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Shkollën Feinberg Northwestern të Universitetit të Mjekësisë, është varësisht se si ka reaguar trupi juaj më parë. Pra, nëse keni përjetuar perioda makthi dhe simptome si shtrëngime të forta, sindromë paramenstruale dhe dhimbje koke para fillimit me hormone, do të thotë se shanset janë të njëjtat të fillojnë edhe pas ndërprerjes së pilulës. Në mënyrë të ngjashme, puçrrat në fytyrë dhe ndikimi i periodave në mosdisponimin tuaj kanë gjasa të kthehen nëse keni bërë një periudhë të përkohshme pushimi kur keni qenë në pilula. Arsyeja për këtë është se trupi juaj ruan një nivel të qëndrueshëm të hormoneve të përditshme – estrogjenit dhe progesteronit, kur jeni në pilula, thotë ajo, dhe cikli fillon përsëri kur e ndërpreni marrjen e tyre.

    Sa kohë duhet që periodat tuaja të kthehen në normale? Sipas Streicher, kjo është shumë e ndryshueshme. „Disa femra kur ndërprejnë pilulat, i rikthehen periodat e tyre të rregullta spontane pas një muaji apo më vonë. Ndonjëherë duhet të kalojnë disa muaj derisa gjërat të rregullohen“. Nëse dëshironi të mbeteni me barrë, është e rëndësishme të përdorni metoda tjera të kontrollit të lindjes sapo të ndaloni përdorimin e pilulave. Shumica e grave zakonisht fillojnë ovulacionin përsëri brenda një deri në dy muaj pas ndërprerjes së marrjes së pilulave, por është e mundur të mbeten shtatzënë menjëherë.

    Faktor tjetër i rëndësishëm që duhet të theksohet është se efektet e braktisjes së pilulave mund të ndryshojnë nga persona të moshës 25 ose 30 vjeç dhe një grua e cila është para menopauzës. Streicher thotë se pilula mund të maskojë një mori të simptomave të menopauzës, kështuqë gratë duhet të jenë të përgatitura për t’u përballur me ndryshime të mëdha fizike pas ndërprerjes së pilulës.

    „Unë mendoj se ky nocion qarkullon akoma përreth që ju duhet të ndërpritni pilulat periodikisht që t’i jepni trupit tuaj një pushim. Nuk ka shkencë për këtë“, thotë Streicher. Nëse nuk keni një arsye personale apo mjekësore për të ndërprerë pilulat, si rreziku për mpiksjen e gjakut apo kancer i varur nga estrogjeni sikur kanceri i gjirit, ajo thotë se nuk ka nevojë të ndaloni marrjen e pilulës, ‘vetëm ashtu’, nëse jeni duke bërë mirë.

    “Ky nocion qarkullon akoma përreth që ju duhet të ndërpritni pilulat periodikisht që t’i jepni trupit tuaj një pushim. Nuk ka shkencë për këtë”

    Në fakt, ajo thekson se ka një listë të gjatë të përfitimeve shëndetësore për të qëndruar në marrjen e pilulës për kohë të gjatë, si reduktimi i rrezikut të kancerit të mitrës dhe kancerit ovarian, si dhe endometriozës dhe anemisë. Pra, deri sa nuk keni parasysh opsione tjera, këto janë arsye të mjaftueshme për të vazhduar jetën duke shijuar pilulat./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...