2. Nuk je e lidhur me trupin gjatë seksit
3. Mjekimet që po merrni po ju thajnë
Mjekimet kundër alergjisë apo ftohjes me antihistaminë, madje dhe disa mjekime kundër astmës mund të shkaktojnë tharjen vaginale. Provoni të merrni mjekime të tjera, sigurisht duke u konsultuar me doktorin dhe t’i drejtoheni disa kurave më natyrale.
4. Ndiheni fajtore apo në siklet gjatë seksit
Ndaloni çdo mendim negativ rreth asaj që po bëni. Nëse mendja ju thotë se po bëni diçka të gabuar, duhet ta ndryshoni këtë koncept. Në të kundërt konsultohuni me një terapist dhe flisni rreth asaj që ju shqetëson. Seksi është i natyrshëm, shumë i bukur, shijojeni.
5. Partneri s’është gjë në shtrat
Nëse ai s’po bën atë që duhet të ishte duke bërë, apo s’ja thotë shumë në shtrat, nuk do të lageni aq sa ç’mund të lageshit po të ishit me dikë që njeh mirë të gjitha vendet e duhura.
6. Po përdorni detergjentin e gabuar
Disa gra janë alergjike ndaj kimikateve që ndodhen në sapune, detergjente, produkteve të higjienës, bojërave apo parfumeve, që mund të jenë në mbathjet apo peshqirët tuaj. Kjo shkakton thatësi dhe irritim të lëkurës. Edhe disa lubrifikantë, nëse s’janë të përshtatshëm për ju mund të shkaktojnë thatësi, prandaj rishikojeni edhe njëherë këtë pjesë. Përdorni detergjentë më natyrale, ose lubrifikantë më natyralë.
Burimi: Cosmopolitan