-0.8 C
Priština
More

    Çfarë i shkakton gurët në veshka dhe si t’i trajtoni?

    spot_imgspot_img

    Gurët në veshka janë një prej sëmundjeve që ka prekur shumë njerëz që nga kohët antike, shkruan “HealthHarvard”.

    Gurë në veshka janë gjetur edhe brenda mumieve egjiptiane. Edhe Hipokrati ka shkruar rreth tyre.

    Seancat që një i rritur të krijoj gurë në veshka gjatë jetës së tij janë rreth 9%, por mesa duket ngrohja globale është duke e rritur këtë rrezik.

    Kjo ndodhë sepse sa më e ngrohtë që të jetë klima njerëzit dehidrohen më shumë duke rritur rrezikun e formimit të gurëve në veshkë.

    Shkaktari më i madh i formimit të gurëve në veshkë është dehidrimi. Të gjithë ata që janë të prirë për të pasur gurë në veshka, duhet të kenë kujdes që të konsumojnë mjaftueshëm ujë.

    Preferohet që të pihen mbi 2.5 litra ujë në ditë që të shmanget krijimi i gurëve.

    Simptomat e zakonshme janë një dhimbje e mbrehtë në shpinë poshtë brinjëve, urina në ngjyrë rozë ose kafe, nevoja të urinoni shpesh, të vjella dhe temperaturë.

    Gurët në veshka janë gjithashtu trashëguese, pra nëse prindërit ose gjyshërit kanë pasur, ju jeni të prirë për të pasur gurë në veshka.

    Disa shkaktarë të tjerë pos dehidrimit dhe trashëgimisë janë dietat me shumë proteina, kripë dhe sheqer, mbipesha, problemet me tretje, suplimentet e vitaminave.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...