Uji si përbërës bazë i trupit të njëriut duhet të konsumohet në sasinë e mjaftueshme në mënyrë që organizmi ynë të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundëshme, ja disa nga problemet shëndetësore që mund ti shkaktojë mungesa e ujti të mjaftueshëm.
1. Nga mungesa e ujit ka gjasa që të keni probleme shëndetësore. Pirja e ujit është e lidhur ngusht me uljen e nivelit të gurëve në veshka, uljen e rrezikut nga kanceri në zorrën e trashë dhe në kanalet urinare si dhe uljen e rrezikut nga sulmi në zemër.
2. Pa ujë, s’ka metabolizëm. Shkalla bazike e metabolizmit (kaloritë e djekura pa lëvizur) rritet kur konsumojmë ujë, trupi bëhet më pozitivisht i hidratuar dhe efikas.
3. Keni nevojë të mendoni më shumë për të përfunduar detyrat e nëjta nëse nuk pini ujë mjaftueshëm. Sipas një testimi që u bë me disa të rinjë të cilëve j’u dha një lojë ku duhej të zgjidhnin një problem, ata që të gjithë e gjetën zgjidhjen, por ata që pinin ujë më shumë arriten ta gjenin problemin më shpejtë.
4. Hani shumë. Sipas rezultatit të disa studimeve ata që pinin deri në tetë gota ujë para çdo shujte, sasia e kalorive të kosumuara ishte nga 75-90 më pak se sa tek ata të cilët nuk konsumonin ujë sa duhet. (pas tre muajve ata që pini ujë në sasinë e duhur, kishin humbur peshë më shumë se sa ata të cilët kanë mbajtur dieta të rregullta).
5. Dukeni se keni më shumë rrudha. Uji mbushë thellësinë e rrudhave duke i bërë më pak të dukshme dhe i jep lekurës një ngjyrë më gjallëruese.
6. Jeni në disponim të keq. Një ekipi të grave ju kërkua që pa ujë të mjaftueshëm të bënin ushtrime fizike, pas kësaj kur u krahasuan me ata që kishin pirë mjaftueshëm ujë u pa se të johidratuarit ishin më të lodhur, të hutuar, të zemëruar apo edhe të tensionuar. /kosovarja.ch/