Përzgjedhja e fustanit të bardhë asnjëherë nuk është rastësi. Kur ju zgjedhni fustanin e nusërisë si të duhurin për ditën tuaj të veçantë, kjo zgjedhje ka arsye të qarta. Ja se cila është ndërlidhja mes modelit të fustanit dhe cilësive apo karakteristikave tuaja.
Fustani i nusërisë me një prerje
Tipi i personalitetit tuaj: jeni tradicionale, e cila kujdeseni për të gjitha detajet, por gjithmonë ka masë të caktuar.
Dasma juaj: zgjedhni dasëm klasike, vello klasik, trëndafila të kuq dhe diçka me ngjyrë të kaltërt patjetër duhet të keni.
Fustani i ballos
Tipi i personalitetit tuaj: jeni romantike e paparë, nuk mund të prisni momentin kur ai do t’ju shohë me fustan të bardhë.
Dasma juaj: trëndafila të shpërndarë nëpër tokë deri tek altari? Qerrja ju dërgon deri tek dasma dhe ceremonia e martesës? Kjo është një nga dasmat përallore që e keni dëshiruar.
Fustani i bardhë i ngjitur për trupi
Tipi i personalitetit tuaj: jeni një shpirt i lirë dhe adhuroni ahengjet.
Dasma juaj: dasmën e parashikoni si një aheng i madh, me muzikë të mirë, ushqim dhe dekorim. Mysafirët të cilët e dëshirojnë vallen, janë qëllimi juaj.
Fustani me stil të sirenës
Tipi i personalitetit tuaj: jeni joshëse, dhe vetëbesimi jauj është shumë reflektues, gjithmonë e dini atë që ju dëshironi.
Dasma juaj: dasma juaj duhet të jetë joshëse, përplot me detaje të shkëlqyeshme. Kristale, qirinj dhe sa më shumë shkëlqim, është qëllimi juaj.
Fustani me fund apo kallëf
Tipi i personalitetit tuaj: jeni e qetë dhe organizative, kjo ju përcakton juve.
Dasma juaj: dasma e cila shkëlqen në hijeshi, është zgjedhja juaj. Nga të gjithë të rinjtë, ju jeni më e përsosura, edhe dasma juaj duhet të jetë e përkryer.
Fustan i bardhë i shkurtë
Tipi i personalitetit tuaj: jeni vajzë e vërtetë qytetare, ju pëlqen fustani të cilin mund ta vishni përsëri dhe ta shfrytëzoni prap.
Dasma juaj: keni zgjedhje modeste, të sofistikuara dhe moderne për dasmën tuaj.
Kostum i bardhë
Tipi i personalitetit tuaj: keni një stil të përsosur dhe nuk keni frikë të rrëzoni poshtë rregullat.
Dasma juaj: dasma juaj duhet të jetë private, ceremonia duhet të përcillet me një darkë intime me shoqërinë dhe miqtë.