Çfarë është Trikotillomania?

Kur obsesioni juaj me flokët del jashtë normales

Mbrëmë rreth orës 11, sapo mbylla celularin pas bisedës me të dashurin, mendoja në vete që të përgatitem për shtrat. Pas 15 minutave, kur celualari im sinjalizoi se më erdi një mesazh, kuptova që jo vetëm se nuk kam lëvizur gjatë tërë kohës, por edhe se tërë kohën kam qenë duke “lozur” me flokët.

Momente të tilla janë duke ndodhur tetë muajt e fundit dhe, edhepse nuk jam diagnostifikuar, pyetem nëse obsesioni im i çuditshëm me flokët është shenjë e trikotillomanisë.

Për ju që nuk jeni të informuar me këtë triç, karakterizohet si çrregullim i kontrollit të impulseve që nënkupton të kapni qime nga pjesë të ndryshme të trupit se dhe ndonjëherë përtypjen e flokëve. Ky triç nuk është fushë e ngushtë, mund të kemi raste ekstreme të shkuljes së flokëve.

Ky çrregullim ndodh më shumë tek femrat dhe fillon rreth pubertetit, njëherë duke lozur dhe rrotulluar fijet e flokut e më pas me shkuljen e flikut nga rrënjam dhe konsiderohet si shprehi e rëndë për t`u shmangur. është më lehtë të braktiset duhani se të braktiset kjo shprehi, pasiqë njerëzit e gjejnë si komfort dhe si relaksim. Nuk është e thjeshtë të përcaktohet manifestimi i kësaj sëmundjeje dhe nuk mund të japim definicion fiks se çfarë është.

Si fillova të kap skajet e ndara të flokëve?

Isha në shkollë të mesme dhe ishim në ulëset e pasme të veturës së mikeshës sime dhe filluam të diskutojmë për skajet e thyera të flokëve, ajo më spjegonte se si i shkul skajet e thyera dhe më mësoi edhe mua. Nga ajo kohë deri më tani unë e bëj atë gjë, dhe shoh se e bën e gjithë bota, mirëpo me kohë nuk ishte vetëm shprehi e lezetshme sepse filloja të humb orë të tëra duke shkulur skajet e thyera të flokëve dhe mund të them se shkulja e flokëve është varësi e imja.

Fillimisht, shprehia ime u bë aq e keqe saqë të gjithë familjarëve u pengonte, nuk mund të tregoj saktë sa e sa herë më kanë larguar dorën nga flokët. Ndonjëherë që t`i shmangem shkuljes së flokëve, i lidhi flokët bisht. Ndonjëherë kur nuk jam e kujdesshme, mund të shkul fije të tëra të flokëve dhe të lë ndonjë pjesë të kokës tullace. Pas kësaj ndjehem keq dhe me pasqyrë shikoj vendin ku kam shkulur flokët dhe nuk e kuptoj se si e kam bërë këtë gjë, sepse në ato momente jam jashtë vetvetes.

Si t`a shërojmë trikotillomaninë

Edhepse nuk ekziston ndonjë kurë për këtë gjendje, ata që mendojnë se kanë zgjidhje bën të shkojnë tek ndonjë trikologjist që të konsultohen si ta thyejnë këtë shprehi. Ndonjëherë edhe përdorimi i topave të stresit për të tërhequr vëmendjen, ndihmon. Gjithashtu, për personat që ndjejnë nevojë të prekin skalpin e tyre, ekzistojnë krema që ua heq urgjencën të bëjnë një gjë të tillë, mirëpo për kategorinë që shkul fijet e flokut një nga një duhet të shkojnë të shohin psikiatër.

Arsyeja pse unë e ndaj këtë tregim me ju edhepse nuk ndjehem rehat të bëj një gjë të tillë, qëndron në atë se ka shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmë tuaj. Paramendoni si duket të keni urgjencë të prekni flokët me orë të tëra, pushoni një çast vetëm për të kapur një fije tjetër floku.

kosovarja.ch