-2.1 C
Priština
More

    Çfarë është seksi indirekt?

    spot_imgspot_img

    Kush ka fjetur me tetë partnerë, në mënyrë indirekte ka qenë në kontakt seksual me ta 2.8 milionë njrëz, duke u bazuar në të dhënat mesatare, mbi numrin e partnerëve dhe moshës së tyre.

    E çuditshme, apo jo?

    Kompania farmaceutike „Lloydspharmacy“ e ka shpikur një makinë llogaritëse pak të frikshme që ju lejon të llogaritni me sa njerëz keni patur kontakt seksual, dhe për të paralajmëruar përhapjen e sëmundjeve seksuale të transmetueshme, sipas „Daily Mail“.

    Për shembull, kalkulatori tregon që gruaja tridhjetë-vjeçare që ishte me shtatë partnerë, përmes të tyre ka ardhur në kontakt seksual indirekt me më shumë se 2 milionë njerëz.

    Në llogaritëse (kalkulator) futet mosha e përdoruesit, gjinia dhe numri i partnerëve seksualë. Pastaj kërkohen informata mbi moshën e atyre partnerëve, dhe rezultati i përgjithshëm është marrë në bazë të statistikave mbi mesataren e numrit të partnerëve seksual që lidhen me seksin dhe moshën, si dhe ish-partnerëve të partnerit tuaj dhe kontakteve indirekte seksuale të tyre.

    Pastaj procesi i llogaritjes përsëritet për pesë „gjenerata“ të ardhshme të partnerëve dhe të shoqëruara me të dhënat e mëparshme, sjell numrin e përgjithshëm të „shkallës së ndarjes seksuale“, ashtu si e kanë quajtur shkencëtarët. Shkalla seksuale e ndarjes, mbështetet në teorinë e „gjashtë niveleve të ndarjes“, sipas të cilit çdo dy njerëz në botë i lidh një zinxhir deri në gjashtë persona.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...