1.4 C
Priština
More

    Çfarë është në të vërtetë kimia në çift dhe a i keni 4 llojet e saj?

    spot_imgspot_img

    Kimia në çifte nuk është vetëm fizike. Studiuesit evidentojnë katër lloje të kimisë në një marrëdhënie. Kur themi “ata/ato kanë kimi”, e kemi fjalën për atë që kanë dy persona që krijon një lidhje të fortë romantike midis tyre. Ndoshta nuk e dini, por ekzistojnë 4 elementë të kimisë që tregojnë forcën e lidhjes. Ju dhe partneri mund të keni një, dy, të katërta llojet e kimisë, ose asnjë.

    Kimia romantike është më shumë sesa thjesht një tërheqje seksuale ndaj partnerit, megjithëse gjërat mund të kenë filluar me siguri në atë mënyrë kur për herë të parë jeni parë. Kimia seksuale nuk është e mjaftueshme për të krijuar një marrëdhënie, por nëse ju të dy i keni të katërt elementët e kimisë romantike, kjo është një shenjë e mirë që keni një lidhje që do të zgjasë.

    1.Kimia fizike

    Kur ju dhe partneri nuk mund t’i mbani duart larg njëri-tjetrit, kjo është kimia fizike romantike. Dëshironi të jeni afër dhe kaloni shumë kohë intime së bashku. Duke parë sytë e njëri-tjetrit, e dini që ai/ajo ju dëshiron. Është e vështirë, por jo e pamundur, të kesh një kimi të shkëlqyer fizike pa pasur gjithashtu ndjenja. Kimia fizike mund të duket më seksuale, por është gjithashtu një shenjë e kimisë emocionale romantike. Besimi për njëri-tjetrin është i rëndësishëm për kiminë fizike.

    1. Kimia emocionale

    Partneri dhe ju ndiheni të mbështetur emocionalisht kur keni kimi romantike emocionale. Kur partnerët mund të kuptojnë gjendjet emocionale të njëri-tjetrit, është një shenjë e mirë. Studiuesit që janë marrë me marrëdhëniet romantike dhe inteligjencën emocionale thonë se individët që kanë kuptim më të mirë të emocioneve të të tjerëve në lidhje me depërtimin në emocionet e tyre mund të hyjnë në marrëdhënie me partnerë më të përshtatshëm.

    1. Kimia shpirtërore

    Një sistem besimi nuk ka pse të jetë i bazuar në religjion. Disa çifte gjejnë një kimi romantike përmes besimeve të tyre të ngjashme te mjedisi, dieta vegjetariane, nderimi për jetën ose besime të tjera të forta që jo domosdoshmërisht mbështeten te pikëpamjet fetare si bazë e tyre. Kimia shpirtërore mund të ruhet edhe kur partnerët janë të besimeve të ndryshme fetare.

    1. Kimia intelektuale

    Përputhshmëria me partnerin në inteligjencë është elementi i fundit që krijon kimi romantike. Sidoqoftë, është plotësisht e mundshme që ju dhe partneri të keni nivele të ndryshme të arsimimit dhe inteligjencës, por mund të jeni të përputhshëm në mënyra të tjera. Për shembull, të jesh në gjendje të diskutosh hapur idetë, të sfidosh bindjet e njëri-tjetrit, të inkurajohesh që të mësosh nga partneri ose të ndash atë që ke mësuar do të thotë që ke krijuar një nivel të mirë të kimisë intelektuale në marrëdhënien tënde.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...