Si mund që brumi apo pica në përgjithësi të shkaktojë rritje në peshë më shumë se pastat apo makaronat me salcë domatesh dhe parmezan? Përgjigja është e thjeshtë: madhësia e porcioneve.
– Shumica e restoranteve gjithmonë ju ofrojnë të paktën gjashtë herë porcion më të madh se sa sasia e rekomanduar me gjysmë porcioni. Por, sigurisht që ju nuk do ndalonit në secilën ngrënie të makaronave dhe të pyesni veten a jeni ngopur, është vështirë sepse forma e vogël e pastave do ju mashtrojë të hani më tepër.
Nga ana tjetër, pica ndahet në copa dhe automatikisht keni kontrollin e porcionit, pasi që pas çdo ngrënie të një copë pica, ju mund të ndaloni dhe të pyesni veten nëse jeni ngopur apo jo – tregon Stefanie Midleberg, dietologe nga New York-u.
Përveç kësaj, salcat për pastat apo makaronat janë përplot me yndyrë, djath ose sheqer, përderisa salca për pica përbëhet kryesisht nga domatet dhe shtimin e djathit mocarela. Tek picat kemi edhe perimet të cilat mund të hidhen mbi picë në sasinë e dëshiruar. Pra, për zgjedhjen e ushqimit më të shëndetshëm, në mes picës dhe makaronave, rezultati del që pica është fitimtare./kosovarja.ch/
Foto: Pixabay