Dy gota në ditë është e mjaftueshme për të ulur rrezikun e sulmit në zemër, për të ulur sasinë e kolesterolit në gjak, rrezikun e sëmundjeve të zemrës, madje edhe rrezikun e disa formave të kancerit.
Kemi dëgjuar për vite me rradhë që ka përfitime të mrekullueshme shëndetësore në konsumin e verës, asaj të kuqe posaçërisht. Siç raportojnë të gjithë studimet, përfitimet e verës së kuqe në mënyrë të dukshme mund të përmirësojnë shëndetin tuaj.
Vera mund të përmirësojë tretjen, nxit relaksimin dhe ndihmon për të patur një humor të mirë. Një nga përfitimet shëndetësore të verës së kuqe është se ndihmon trupin tonë për të rritur aftësinë thithëse të kalciumit, fosforit, magnezit dhe zinkut.
Të gjitha këto minerale të rëndësishme ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës – një tjetër përfitim i madh i verës së kuqe. Vera e kuqe gjithashtu përmban hekur, një mineral i nevojshëm për transportin e oksigjenit në trup.
Çfarë e bën verën të shëndetshme?
Përfitimet e vërteta të verës së kuqe janë përbërësit që rrjedhin nga rrushi. Pjesa më e mirë e rrushit është lëkura – vera e kuqe fiton konkursin për shëndetin në çdo kohë në krahasim me verën e bardhë).
Resveratroli (substance) është mbreti i përfitimeve shëndetësore të verës së kuqe. Gjendet në lëkurën e rrushit. Riparon qelizat dhe vepron si antioksidant.
Sa verë duhet pini?
Për të marrë përfitimet shëndetësore nga pirja e verës, hulumtimi tregon se dy gota në ditë do të ishte ideale. Ёshtë përcaktuar si një mesatare prej dy gotash në ditë për burrat dhe një gotë në ditë për femrat.
Megjithatë, problemi me konsumin e verës mbetet alkooli. Nëse konsumoni shumë alkool, atëherë ju do t’i keni mohuar vetes përfitimet shëndetësore nga pirja e verës.
Shënime:
Jo të gjithë mund të pijnë alkool, sidomos njerëzit me diabet dhe ata që marrin medikamente kundër mpikjes së gjakut. Njerëzit me çrregullime të mëlçisë dhe gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë alkool.
Foto: publicdomainpictures.net