-0.3 C
Priština
More

    Çfarë duhet të hani, nëse vuani nga pagjumësia

    spot_imgspot_img

    Nëse çdo natë përpiqesh në shtrat e kthehesh sa majtas-djathtas, ke dëgjuar edhe shumë këshilla për një gjumë më të mirë si të shmangësh kafen, të fikësh televizorin, kompjuterin, të mbash dhomën të errët etj.

    Por një studim i ri nga akademia Amerikane e mjekësisë, i publikuar në “Clinical Sleep Medicine”, jep disa këshilla për atë që duhet të hash para se të bësh një gjumë të qetë dhe të shëndetshëm.

    Sipas studimit, ushqimet e pasura me fibra dhe me yndyrë të ulët lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e mirë të gjumit.

    Studimi, i udhëhequr nga profesorët e “University Medical Center” në Kolumbi, ka marrë rastin e 26 të rriturve, duke studiuar mënyrën se si flinin dhe çfarë hanin para se të flinin.

    Në një kohë kur ata janë ndjekur gjatë 9 orëve të natës, ka rezultuar se flinin mesatarisht shtatë orë e gjysmë në natë.

    Për tri ditë, studiuesit kontrolluan edhe dietat e tyre dhe po kështu edhe gjumin gjatë këtyre netëve. Pas kësaj, pjesëmarrësit në studim u lejuan t’i zgjedhin vetë ushqimet për një ditë.

    Pasi studiuan gjumin e tyre edhe gjatë asaj nate, studiuesit arritën në një konkluzion: kur një nutricionist u jepte pjesëmarrësve ushqime të shëndetshme, të pasura me proteina dhe me nivele shumë të ulëta në yndyra, ata mund t’i zinte gjumi për jo më shumë se 17 minuta.

    Ndërsa, kur pjesëmarrësit në studim e zgjodhën vetë ushqimin, koha derisa t’i zinte gjumi shkonte deri në 30 minuta, pra gati dy herë më gjatë.

    Ushqimet me përmbajtje sheqeri, me fibra të ulëta dhe me shumë yndyrë ndikojnë në mbajtjen zgjuar.

    Duke pasur parasysh se ushqimi i pjesëmarrësve u kontrollua për tri ditë dhe në të katërtën ata ishin “free” në zgjedhjen e ushqimeve, tregon re se edhe një ditë e vetme ndikon në cilësinë e gjumit.

    Ky studim thekson faktin se dieta dhe gjumi krijojnë bashkërisht strukturën e një jete të shëndetshme”, thotë Presidenti i “Akademisë Amerikane të Mjekësisë”, Dr. Nathaniel Watson.

    Për shëndetin optimal është e rëndësishme të bësh ato zgjedhje të mënyrës së jetesës, të cilat promovojnë gjumë të shëndetshëm, të tilla si dietat e shëndetshme dhe ushtrimet e rregullta.

     Burimi: BBC

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...