Nëse mendoni për zmadhim të gjoksit, duhet të informoheni mirë …
Si të zgjedhni madhësinë dhe formën dhe cilët janë faktorët e rrezikut, mësuam nga Profesor. Dr. Miodrag Çoliç, specialist në kirurgji plastike, rekonstruktive dhe estetike.
Kirurgjia estetike është një disiplinë kirurgjikale me të cilën zgjidhen papërsosshmëritë në trupin e njeriut dhe fytyrë, por ai është, megjithatë, operacion gjatë të cilit janë të mundshme të gjitha komplikacionet. Sikurse çdo operacion, rritja e gjoksit mbart me vehte rreziqe të caktuara, për këtë zgjedhja e mjekëve dhe klinikës ku do të shkoni është vendimtare për të dalë i kënaqur dhe në afat të shkurtër që të vazhdoni me aktivitetet e përditshme. Kur vini në konsultim duhet të jeni të gatshëm për ta dëgjuar mjekun dhe të pranoni sugjerimet e tij në lidhje me madhësinë dhe formën e implantit.
Madhësia e implantit
Respektimi i principit të përmasave të trupit është thelbësorë në këtë biznes, ku zakonisht skajet anësore të gjinjve të ri nuk duhet t’i tejkalojnë kufijtë e vitheve, si dhe gjithashtu duhet pasur kujdes që të mos vendosen implantet shumë lart ose shumë ulët, shpesh të ulet edhe e ashtuquajtura “rrudha inframamare” nëse është e nevojshme dhe në varësi se si është torzoja (konstrukti) i pacientes. Nëse është shumë i lartë, gjinjtë duhet të ulen pak që të arrihet efekti vizual i proporcioneve të mira të trupit.
Forma e implantit
Vetë forma e implantit mund të jetë e rrumbullakët dhe e ashtuquajtur anatomike, meqë gjëndrra e qumshtit në formë anatomike është e rrumbullakët, por këto implante te njerëz të caktuar, veçanërisht me lëkurë të hollë, munden në gjysmën e lartë të japin një pamje më të natyrshme se mbushja artificiale. Por nëse vendosen nën muskul, pastaj ai me presionin e tij mbi implant jep të njëjtin efekt të natyralitetit edhe me proteza të rrumbullakëta, i cili na nevojitet gjithmonë. Megjithatë, do t’ia lëmë kirurgut plastik të vendosë se cilët implante japin efekt më të mirë dhe më natyral, duke kënaqur kështu edhe mbushjen edhe proporcionalitetin. Në asnjë mënyrë nuk duhet t’i imponohet mendimi juaj, por vetëm të shprehni dëshirën, kurse ai tashmë e din si të vlerësojë se çka ju përshtatet më së miri.
Në këtë mënyrë përmbushim parimin e kirurgut të kënaqur dhe të pacientes së kënaqur, që edhe është qëllimi ynë përfundimtarë.
Si të arrijmë pamje natyrale?
Natyraliteti i pamjes dhe pozitës së gjinjve është ideal se kah duhet anuar, kurse kurrë mos u krahasoni me shembuj të këqinj, shpesh nga estrada, të motivoheni nga ata dhe të kërkoni idhuj që t’i kopjoni. Çdo paciente është një individ për vehten dhe ato kryesisht këtë e bëjnë për vetëvehten, për shkak të vetëbesimit personal se i jep një pamje të re dhe më të bukur. Te numri i vogël i atyre që kërkojnë pamje jonatyrale ne kirurgët duhet të ndikojmë me autoritetin tonë, e jo të biem nën ndikimin e tyre dhe të përmbushim dëshirat joreale. Madhësia jo adekuate, sidomos në hapësirë të vogël dhe të papërshtatshme, mund të shpie gjithashtu në tkurrje kapsulare (contracture capsular) dhe një pozicion jo të natyrshëm të gjinjve.
Komplikacionet
Kur kam ligjëruar për mjekët gjatë specializimit për kirurgji plastike – Mos filloni operacionin nëse nuk e dini se cilat komplikacione mundë të shkaktohen dhe si t’i zgjidhni ato komplikacione – kështu që edhe sot unë i përmbahem këtyre parimeve të njejta. Konkretisht, te operacioni për zmadhimin e gjoksit, ekzistojnë shumë komplikime intraoperacionale deri te të cilët, për fat të mirë, ndodh rrallë, por që mund të paraqiten edhe përkundër të gjitha masave që janë ndërmarrë në mënyrë rutinore.
Një prej tyre është hematoma, apo mavijosje, e cila kryesisht zbulohet gjatë vetë operacionit dhe ashtu mbetet. Megjithatë, ajo gjithashtu mund të paraqitet edhe më vonë, në ditët e para pas operacionit, apo madje edhe disa javë më vonë, ndonjëherë pas ushtrimit të punëve të rënda fizike.
Një nga situatat që mund të ndodhë është presioni i vetë implantit në ndonjërin nga nervat interkostale dhe dhimbje e përhershme që mund të paraqitet në të njëjtën kohë. Tërheqja e hematomës nuk do të sjellë patjetër shfaqjen e kapsulës, por mund të mbetet i ashtuquajturi ‘serom’ apo lëng i verdhë i cili tenton të dalë dhe kështu të çojë në rrjedhje të përherëshme nga plaga, gjegjësisht nga e prera pas zmadhimit të gjirit.
A mund silikoni të shpërthejë?
Vetë implantet sot pothuajse të gjithë kanë një sipërfaqe të strukturuar, domethënë të atillë e cila thyen drejtimin e shtrirjes së fibrave elastike dhe nuk i lejon që ata të organizohen dhe kështu të krijojnë kapsulë të fortë rreth implantit. Këtë strukturë e mbulon silikoni medicinal i cili është shumë koheziv, që do të thotë se nuk mund të derdhet edhe nëse e prejmë mbështjellësin, pra nuk ka rrezik të lëvizë nëpër trup. Kjo do të thotë se vetë mbështjellësi i silikonit nuk mund të pëlcasë në ndonjë lartësi apo thellësi, siç ekzistonte më parë një bindje e thellë se nuk guxoni të fluturoni me avion, e cila është, natyrisht, e gabuar.
Sa është jetëzgjatja e silikonit?
Thuhet se implantet prej silikoni kurrë nuk duhet të ndërrohen. Kjo është kryesisht e vërtetë sepse koha e jetëgjatësisë së silikonit është shumë më e gjatë se sa vetë jeta e njeriut. Pastaj vjen faktori njeri, sepse, nëse nuk implantohen mirë apo varen shpejt për shkak të mos-bartjes së sutjenave, kështuqë pastaj duhet të korigjohet pozicioni i gjinjve, për këtë gratë janë shumë të prirura për të fajësuar kirurgun.