Shumica e meshkujve nuk mund të përballen me gratë mëndjemprehta. Madje edhe ata që duan një grua që është ndryshe nga të tjerat, mbeten të befasuar dhe të hutuar kur e takojnë në realitet. Për shkak se ajo nuk përshtatet me përvojën e tyre, me të nuk mund të luajnë lojërat që kanë luajtur zakonisht, por as që ta mbajnë në distancë. Asaj nuk i interesojnë absurditetet dhe ajo thjeshtë depërton në thelb, dhe kjo mund të bëhet e pakëndshme – ju ndiheni i zhveshur dhe asnjë maskë nuk mund të ju mbulojë. E vetmja mënyrë është që të pranoni natyrën e saj dhe të mësoni gjithçka që mundeni – në lidhje me besimin, të vërtetën, komunikimin, përkushtimin, lirinë, unikalitetin, respektin. Sigurisht keni shumë për të mësuar.
Ajo ngre pyetje thelbësore
Me të, nuk mund të bëni biseda sipërfaqësore dhe të pakuptimta. Asaj i intereson qëndrimi juaj, e jo diçka që ju mendoni se duhet ta thoni, që të dukeni i mençur apo ta joshni atë. Më e keqja është se, gjithnjë thumbojnë pikërisht ato pyetje që ju dëshironi t’i anashkaloni, sepse për ju janë të dhimbshme, të bëjnë të ndjeheni i pasigurt, i papjekur dhe i paaftë. Nëse nuk keni mendjen dhe qëndrimin tuaj, nuk keni çka të kërkoni me të.
Ajo është e sinqertë
Haptas ju thot për përshtypjen që keni lënë tek ajo, çfarë nuk i pëlqen dhe çfarë i pëlqen dhe a mendon se keni mjaft sens të përbashkët, që të sigurojë kuptimin e përpjekjes për të realizuar lidhjen. Ajo nuk kalkulon me atë që mendon dhe ndjenë, nuk dëshiron të ju joshë dhe nuk dëshiron të fillojë një lidhje të bazuar në iluzione dhe shpresa.
Ajo e di se kush është dhe çfarë dëshiron
Nëse arrini në situatë që duhet ta lutni që të ju japë një shans, mund të ndodhë që të merrni një përgjigje e cila do të ju varros plotësisht. Pa ndonjë qëllim të jetë e vrazhdë dhe të ju lëndojë, të thojë diçka si: „Një shans për çfarë? Të përpiqesh të bëhesh ai që nuk je?“ Ajo nuk ka nevojë që të ju njohë me muaj, pas pesëmbëdhjetë minutash kur e kupton se nuk keni interesa të përbashkëta, nivel të ngjashëm kulture, ambicie, botën tuaj, ndjenjë humori … Kur dëshiron të ju jep një shans, ajo nuk pozicionohet sikur po ju bën një nderë, por si dikush që ka vullnet dhe e cila është haptas e interesuar. Kur nuk dëshiron, nuk mund ta bindni, sepse nuk dëshiron të humb kohë.
Gruaja mëndjemprehtë dëshiron një marrëdhënie të thellë
Asaj nuk i inereson vetëm seksi, as ndonjë formë e lidhjeve sipërfaqësore pa detyrim. Ose do të jeni çift dhe të dy të investoni në lidhje ose nuk ka arsye fare të përpiqeni. Nëse jeni i zënë, nuk keni asnjë shans me të, sa do që t’i pëlqeni. Ajo nuk është sipërfaqësore dhe nuk mund ta injorojë faktin se ju keni një marrëdhënie ose jeni i martuar. Ndoshta dëshiron ta provojë, ndoshta lufton me veten, sepse ndjenë sfidë dhe ndoshta përpiqet ta mashtron veten se kjo mund të ishte një aventurë e bukur, përvojë emocionuese – është një ikje nga realiteti. Por, femra mëndjemprehtë nuk është as e prirur, por as e aftë për t’i ikur realitetit, ajo është e përshkuar shumë thellë me të, edhe pse konsideron se realiteti është formal, kontraktual dhe diskutabil. Sepse, realiteti i saj personal, i përbërë nga vlerat, qëndrimet dhe dëshirat e saj, nuk do t’i lejojnë të mbetet në sipërfaqe dhe të kënaqet vetëm me atë që ju jeni të gatshëm për t’i ofruar, në sasi të kufizuara.
Ajo sheh përmes jush
Edhe kur të ju thumbojë në pikën e dhimbshme me vërejtjet dhe pyetjet e saj, dhe ju i ngrysur përpiqeni ta bindni se gabon dhe aspak nuk ka të drejtë, vetëm e dëshmoni se sa ju ka thumbuar. Sepse, ajo ju njeh edhe për këtë – që e keni më lehtë të përpiqeni ta bëni atë të çmendur, ta bindni se ndjenja e saj nuk ështe e saktë dhe se mendimi i saj është i gabuar, se sa të përballeni me dobësitë tuaja. Mos u mundoni ta bindni gruan mëndjemprehtë që është e humbur, sepse do të arrini që ajo të ndjejë mëshirë për ju që jeni kaq i papjekur dhe të ju shlyej si dikush që mund t’i kundërshtojë.
Ajo nuk shpreson nga ju
Sepse ndoshta duhet të presë tërë jetën që të piqeni dhe të rriteni pak dhe të mos arrihet kjo. Madje edhe nëse i pëlqeni shumë, nuk do të pushojë së zhvilluari dhe të rritet, në mënyrë që të presë të kapni hapin me të. Shpejtoni dhe arrijeni, shfrytëzoni rastin që po ju ofrohet që të mësoni shumë të vërteta, shmangni rrezistencën, dyshimin dhe marrëzinë, keni takuar atë e cila dallon nga të tjerët dhe kjo është një dhuratë, një barrë, një bekim dhe një sfidë.