Çfarë duhet të dijmë për përmbajtjen e produkteve të manikyrit?

Produktet jo-toksike janë gjithnjë mënyra më e mirë për të përdorur

Manikyri është pjesë e jetës së femrave dhe megjithëse nuk mund të frekuntojmë shpesh sallonet e bukurisë, sërish mund të aplikojmë vetë manikyrin edhe në kushte shtëpie. Megjithatë , ka gjëra të rëndësishme që duhet t’i kemi parasysh kur bëhet fjalë për manikyrin.

Ashtu sikur shumë produkte kozmetike që përmbajnë kemikate, njëlloj edhe me produktet e maikyrit vlen e njejta gjë, edhe këto përmbajnë kemikate që shkaktojnë rrezik potencial për shëndetin. Ja pse Sarah Simon, Ali Elman dhe Tran Wills duan të hyjnë në lojë. Të tre kanë themeluar bazën e manikyrit, llakun për lyerje të thonjve dhe shtresën e sipërme për kujdes dhe mirëmbajtje të ngjyrës, dy sallone të vendosura në Los Angeles dhe Denver që përmbajnë vetëm produkte jo toksike dhe të shëndetshme.

Siç e dimë të gjithë, të jesh një konsumator është një gjë paksa konfuze. Kur bleni llak thonjsh, ju sigurisht ngarkoheni me kërkesa të shumta me opsione apo oferta më të lira. Por, çfarë nënkupton e gjithë kjo? Jo të gjitha produktet janë origjinale dhe përmbajnë përbërës të mirë, andaj duhet pasur kujdes se çfarë zgjedhni.

Nëse dekodojmë termin manikyr jo-toksik, këtu bëhet fjalë për eliminimin e tri toksinave më të mëdha që janë shumë të dëmshme: dibutil ftalat, toluen dhe formaldehid.

Llaqet e thonjve që nuk përmbajnë këto përbërës parandalojnë ekspozimin e komplikimeve të mundshme shëndetësore.

Wills shpjegon më tej:

  • DBP, kemikat që përdoret në industri si agjent për ta bërë fleksibile plastikën, është shënuar si shumë i rrezikshëm për riprodhimin dhe efektet e zhvillimit.
  • Tolueni, një agjent që gjendet në benzinë, është përcaktuar si mbetje e rrezikshme me efekte të mundshme anësore duke përfshirë kokëdhembje, marramendje, astma dhe në riprodhim.
  • Formaldehidi llogaritet si mbetje kancerogjene dhe ndotës i mjedisit, çështje që prekin kryesisht trurin dhe mushkëritë tek të rriturit dhe fëmijët poashtu.

Sigurisht, nuk është vetëm llaku i thonjve që mund të jetë potencialisht i dëmshëm. Sipas Elman, edhe llojet e shërbimeve të manikyrit që ofrohen nëpër sallone bukurie, gjithashtu mund të paraqesin rreziqe të mundshme dhe dëme. Llaku akrilik apo ai me xhel, jo vetëm që dëmtojnë thonjtë, por njihen se përmbajnë edhe përbërës toksik, poashtu edhe rrezet ultravjollcë që përdoren për ngrohje dhe tharje mund të kenë efekt të plakjes së lëkurës.

Andaj, nëse frekuentoni ndonjë sallon bukurie, pyesni se çfarë lloj produkti kozmetik aplikohet tek ju, çfarë përbërës përdorin dhe si i sanitarizojnë mjetet e punës. Zgjedhni sallonet që ofrojnë praktikat më të mira duke u fokusuar në ventilimin e duhur, pastrimin e mjeteve pas çdo klienti, ruajtjen e mjeteve në ena të pastra dhe shumë kërkesa tjera që janë në dobi të shëndetit tuaj.

Nëse praktikoni manikyrin në kushte shtëpie, ju lutemi të bëheni një konsumator i denjë. Shikoni mirë në etiketë përmbajtjen e përbërësve apo lexoni në internet për llojin e produktit të blerë. Padyshim që duhet të shmangni të gjithë përbërësit e dëmshëm që i listuam më lartë.

kosovarja.ch