1.7 C
Priština
More

    Çfarë duhet të dijë secila femër për inflamacionin

    spot_imgspot_img

    “Gjithçka ndërlidhet me inflamacionin”, thekson nutristja Barbara Mendez. Kjo mund të shkaktojë ndryshime në lëkurë, cikle menstruale me shumë dhimbje, sëmundje kronike…gjithçka. Duke pasur parasysh këto gjëra, po ju sjellim në vazhdim disa informata rreth inflamacionit.

    Pra, çka me të vërtetë është inflamacioni?

    Kur mjekët flasin për inflamacionin, ata i referohen temperaturës, dhimbjes, skuqjes si dhe ënjtja që mund të ndodhë brenda dhe jashtë trupit. Këto katër simptoma të lashta ndeshen kur sistemi imunitar ngacmohet nga ndonjë ushqim irritues, nga toksinat në mjedis apo indeve të dëmtuara, thotë Dr. Blum. Kësisoj, trupi thërret qelizat immune dhe lëngjet në zonën e irrituar për të ndihmuar në zhdukjen e bakterieve apo çfarëdo që ndodhet atje. Nëqoftëse kjo ndodh për një kohë të gjatë, kjo mund të jetë një gjë shumë e keqe.

    Kjo thirrje e trupit apo përgjigja inflamatore duhet të jetë vet-kufizuese, thotë Dr. Blum. Të gjitha këto molekula inflamatore, qeliza immune dhe lëngjet mund vërtetë të prishin funksionimin e inflamacionit kudo që është i vendosur. Prandaj edhe inflamacioni kronik është rrënja për shumë sëmundje, nga Alzhemier-i e deri tek kanceri.

    Pse ka rëndësi ajo çfarë konsumoni:

    Një mënyrë për të reduktuar mënyrën e jetesës së inflamacionit është përmes dietës apo mënyrës së duhur të ushqyerjes, thekson Blum. Gruri, qumështi dhe sheqeri janë shkelësit më të mëdhenj, por kjo nuk do të thotë se duhet të kaloni në produkte pa gluten. Disa njerëz mund të jenë në rregull me glutenin nëse ata largojnë vetëm grurin nga dieta, por mund të konsumojnë elbin, thekrën etj.

    E njëjta është edhe për qumështin dhe sheqerin. Problem është se kur ju i referoheni këtyre ushqimeve, ju e teproni me sasinë, thekson Mendez. Problemet digjestive mund të jenë shpesh indikator se keni inflamacion të brendshëm.

    Por, kufizimi i disa ushqimeve të caktuara nuk është i mjaftueshëm. Ushqimet që mbështesin mëlçinë – që ka si rol pastrimin e toksinave, janë shumë të rëndësishme, thotë Dr. Blum. Ajo inkurajon pacientët të konsumojnë perime, protein, yndyrna të shëndetshme, bimë, lëngje me sa më pak sheqer, për largimin apo parandalimin e inflamacionit.

    Ndërlidhja me stresin:

    Përderisa ushqimi luan rol në inflamacionin, shumica e ekspertëve besojnë se komponentë bazë për këtë mund të jetë edhe stresi. “Për mendimin tim, fajtori më i madh për inflamacionin nuk është dieta e ushqimit, por stresi”, thekson dermatologu Amy Wechsler.

    Stresi liron hormone si kortizolin, që kontribon në inflamacionin e çregullimeve të lëkurës, si psh. aknet, shpjegon Dr. Wechsler. Dhe, njerëzit e tensionuar janë të prirur në ngacmimin e tyre, gjë që vetëm e përkeqëson gjendjen inflamatore.

    Për të mbajtur inflamacionin larg dëmtimit të lëkurës suaj, mundohuni të jeni sa më pak stresiv – kaloni kohë me miqtë, bëni gjumë të rehatshëm, përjetoni marrëdhënie seksuale me partnerin, dilni shetitni si dhe bëni stërvitje, rekomandon Wechsler. Të gjitha këto aktivitete ju ndihmojnë të ndiheni më pak të stresuar si dhe japin rezultate të dukshme dhe afatgjate në lëkurën dhe psiqikën tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...