1.7 C
Priština
More

    Çfarë duhet të bëni që mos t`i fryeni hundës 200 herë në ditë

    spot_imgspot_img

    Zgjidheni problemin e “mbushjes” me tri hapa të thjeshtë

    Keni problem me mbushjen e hundës me sekrecion? Tentimi që të fryni hundën duke përdorur një pako me faculeta mund të mos jetë efikase. Madje mund ti bëni gjërat edhe më keq duke fryrë ajrin, bakteriet e hundës, virusët dhe irrituesit në veshë dhe në sisnusë, që më së paku mund të shkaktojnë irritim ndërsa maksimum mund të shkaktojnë infeksion. Nëse jeni e sëmurë, pa marrë parasysh sa i fryni hundëve, ajo do të prodhojë mukozë të re andaj edhe nuk mund ta pastroni tërësisht. Kjo ndodh për shkak se indi i kanalit të hundës mund të ketë enjtje andaj duhet të trajtoni shkaktarin e saj- qoftë alergji, virus apo bakterie, që të çliroheni mirë nga ky problem.

    Ja hapat që duhet t`i ndjekni për hundë të pastra dhe frymëmarrje të lirë.

    1. Avullojeni

    Ajri i ngrohtë ndihmon në hidratimin e hundës, duke e hapur kanalin e hundës dhe duke e thyer ngjeshjen, që më prap mund të fryni hundët duke nxjerrë jashtë atë që ju ka bllokuar. Mund të përdorni disa metoda, më e lehta e tyre është të bëni një dush të gjatë dhe të ngrohtë. Mund të merrni një enë me ujë të ngrohtë dhe të inhaloni avulin për 30 minuta direkt në hundë.

    2. Provoni sprejin e duhur për hundë

    Sprejet e farmacisë mund të ndihmojnë në uljen dhe trajtimin e inflamacionit, duke ndihmuar që ngjeshja juaj të kurohet dhe duke ju mundësuar çlirim të përkohshëm. Provoni Nasakort apo Flonas, që ju duhet rreth 7 ditë që të reagojnë.

    3. Merrni një pilulë për alergji

    Derisa e prisni që spreji të reagojë, konsideroni të përtypni ndonjë pilulë për alergji sikurse Zirteku, Klaritini apo Alegra. Edhe nëse teshtini nga poleni, antihistamina në këtë medikament ndihmon në tharjen e sekretit të hundës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...