11 C
Priština
More

    Çfarë duhet të bëni për të qetësuar dhimbjen e foshnjave kur fillojnë t’u dalin dhëmbët?

    spot_imgspot_img

    Dhëmbët mund të jenë një kohë testimi për prindërit dhe foshnjën dhe është e vështirë të dini se çfarë të bëni për të ndihmuar të voglin tuaj.Dalja e dhëmbëve mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme për ta dhe t’i mbajë zgjuar gjatë natës, gjithashtu mund t’i bëjë ata nervoz.

    Me raste dhëmbët mund të dalin pa dhimbje, ndërsa në raste të tjera ka mundësi që fëmijët të kenë pak temperaturë dhe një skuqje në fytyrë.

    Udhëzimet zyrtare thonë se disa foshnjeve mund të fillojnë t’iu dalin dhëmbët pas 12 muajsh, por që shumicës fillojnë t’iu dalin dhëmbët pas gjashtë muajsh, shkruan The Sun.

    Ekspertët në “Ashton & Partners Teething Powder” thanë se ka një numër gjërash që mund të bëni për të qetësuar dhimbjen që fëmija juaj po përjeton nga dalja e dhëmbëve.

    Ata deklarojnë se përtypja mund të lehtësojë sikletin, kështu që përdorimi i unazave të daljes së dhëmbëve ose lodrave të lëna në frigorifer mund të ndihmojë.

    Masazhimi i mishrave të dhëmbëve të foshnjave tuaja me gisht ose një leckë larëse gjithashtu mund të ndihmojë në stimulimin e indeve dhe lehtësimin e dhimbjeve.

    Ata gjithashtu deklaruan se këndimi i foshnjës tuaj dhe përkëdhelja gjithashtu mund të ndihmojë në qetësimin e tyre.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...