Nëse keni menduar se gjëja e vetme që u pëlqen meshkujve pas seksit është gjumi, keni gabuar rëndë. Ka disa veprim që i kanë më të dashura sesa rendja pas ëndrrave…
Pas seksit, femrave u pëlqejnë ledhatimet dhe përqafimet. Por, a keni menduar se cfarë është ajo që u pëlqen meshkujve? Të flenë? Jo. Të ngrihen dhe të shikojnë TV apo të pinë cigare? Edhe këtu përgjigjja është negative. Meshkujt janë më emocionalë sesa mendoni.
Përderisa keni menduar se ata nuk duan të ledhatohen e të preken, jeni gabuar rëndë. Janë disa gjëra që mund t’i bëni me të dashurin pas seksit, e të cilat do ta bëjnë atë më të ndjeshëm dhe do ta ngrisin në qiell të shtatë.
Jepini komplimente
Ndonjëherë meshkujt dyshojnë në aftësitë e tyre dashurore, prandaj mos harroni që kohë pas kohe ta lëvdoni. Pak lajkë s’i bën dëm askujt, përkundrazi do ta bëjë atë më të kujdesshëm dhe do t’ia rrisë dëshirën për dëshmimë të reja. Tregojani seks-pozicionin tuaj më të pëlqyer dhe ju sigurojmë se do ta përsërisë në rastin e parë.
Lahuni së bashku
Meshkujve u pëlqen dushi pas sksit, sidomos kur bëhet bashkë me trupin femëror. Kjo për ata është skena më e mirë e mundshme. Filloni duke larë trupin e njëri-tjetrit – shpinën, supet, qafën. Shijojeni ujin e ngrohtë që e përkëdhel trupin tuaj, ledhatohuni dhe puthuni. Është e dëshmuar që uji i ngrohtë i shton emocionet dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Bëjini masazhë
Nuk do të thotë që duart duhet të pushojnë vetëm pse ka mbaruar seksi. Masazhimi është një mundësi për ta vazhduar edhe më kontaktin fizik. Shtrijuni, zgjatuni drejt tij dhe lehtësisht me gishta bëni rrathë në trupin e tij. Filloni te gjoksi, mbi thimtha, kah ijet dhe prapë ngjituni lart. Shmangiuni zonës intime, pasi ajo është akoma e ndjeshme pas seksit.
Grave u pëlqen që pas seksit të përqafohen e ledhatohen, është dëshmuar se është vetëm një mit se meshkujt nuk kënaqen në këto. Shumica e partnerëve kanë dëshirë të ndjejnë afërsi pas seksit, prandaj lini hapësirë që të vendoset mirë dhe pas saj butësisht bashkohuni me trupin e tij – nuk do të mundet t’ju rrezistojë. /kosovarja.ch/