Nëse ju ka ndodhur disa herë deri tani që të ëndërroni ish të dashurin tuaj, mos u shqetësoni… shkencëtarët kanë vërtetuar se më shpesh ndodh që të ëndërroni të dashurin e kaluar se sa atë të pranishmin, me të cilin jeni aktualisht.
Hulumtimet gjithashtu tregojnë se të ëndërruarit e ish – personit të dashur nuk është më pengesë për t’i treguar atij të tanishmit. Nëse frikësoheni që të ëndërroni ish – partnerin tuaj, për shkak të faktit se ju ngjan një aluzion për të mashtruar partnerin aktual, mirëpo sipas terapeutëve, kjo nuk është aspak e vërtetë. Kjo paraqet vetëm një alternativë që tregon se ju mund të keni ndjenja për njerëzit e tjerë.
Arsyeja që juve në ëndërr ju paraqitet partneri i mëparshëm, mund të jetë ndjenja e pendimit dhe brejtja e ndërgjegjës për mënyrën e përfundimit të lidhjes, ose ndoshta edhe dëshira për të zgjidhur dhe përmirësuar gjërat e kaluara.
Megjithatë, nëse këto ëndërra ju ndodhin shumë shpesh, atëherë ndoshta problem është nëmarrëdhënien aktuale. Ndoshta, ka të bëjë me faktin se nuk jeni plotësisht i lumtur dhe i kënaqur?./kosovarja.ch/