Revista AskMan.com ka disa teori ne lidhje me atë se çfarë dëshirojnë femrat prej meshkujve
Qendra e vëmendjes
E para dhe me e rëndësishmja, thonë ata. Nuk ka lidhje a e bën përmes mesazheve te cilat na dërgon, thirrjeve, luleve, qëllimi i meshkujve është qe te na vene ne qendër te botes se vet. Ne pajtohemi!
Qëllimet janë me rendësi
Çdo grua dëshiron mashkullin i cili ka qëllime te përcaktuara qarte. Nuk mund te themi se dëshirojmë qe te ketë çdo minutë te jetës se vet te planifikuar, por është e vërtete, na pëlqejnë meshkujt te cilit e dine se fare po bëjnë.
Llogaria
Nese ju besojme hulumtimeve, se paku kursimet gjashte mujore. Femrave ju pëlqen siguria, dhe llogaria bankare e cila siguron jete te mire definitivisht hyn e atë kategori. E vërtetë është nuk na pengon siguria financiare, por kjo assesi nuk është esenciale.
Besnikëria
Nënkuptohet- çdo femër dëshiron mashkullin te cilit mund ti beson. Kjo është dhe qëllimi i lidhjes, apo jo?
Është aty kur ju keni nevojë për të
Mashkulli i cili gjithmonë është aty afër kur ju keni nevojë për te me siguri është me i mire se aj te cilin duhet ta lusni te jete afër juve. Kjo vlen për përkrahje emocionale, për momentet kur nuk dëshirojmë qe te jemi vetëm dhe për te gjitha momentet e tjera ne lidhje- dëshirojmë mashkullin i cili ne thirrjen tone, thjesht vjen.
Sensi për humor
Mashkulli i cili mund te na dreq ditën me vetëm disa fjali është mashkull ideal, sepse e dimë se gjithmonë do te na bën qe te qeshim, apo barme do te mundohet qe ta bën këtë. /kosovarja.ch/