Foshnjat kanë aromë aq të mirë dhe të këndshme. Ne nuk mund t’i rrezistojmë aromës së mrekullueshme që nuhasim nga mollëzat e faqeve të foshnjave tona, dhe përpiqemi aq shumë të definojmë shijen dhe aromën se cilave fruta, parfumi apo pluhur pudreje pikërisht i takon aroma e tyre. Ja disa mendime se çfarë thonë nënat rreth përcaktimit të aromës së foshnjeve të tyre…
Karamel, bajame, qumësht me mjaltë
Aromë dashurie, parajsë dhe engjuj
Multivitamin, sheqer, ëmbëlsirë
Pjeshkë, dredhëz, vanilje dhe kanellë
Qumësht nëne, lumturi dhe besim, aromë lulesh
Vaj kalendule, muffins, dardhë
Aromë e freskët e biskotave të pjekur, lesh pambuku të ëmbëlsuar, gjevrekë të nxehtë