0.5 C
Priština
More

    Çantat e femrave përmbajnë më shumë baktere, sesa një toalet mesatar!

    spot_imgspot_img

    Studimet kanë treguar që në një nga pesë çanta me dorëza, ka aq shumë baktere, sa që paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut.

    Një studim i kohëve të fundit ka gjetur se artikulli më i ndyrë në çantën mesatare është krema për duar. Në paketimin e kremës për duar është gjetur më shumë bakterje se në një toalet mesatar.

    Për buzëkuqin dhe lapsin për vetulla (maskara), rezultatet janë pak më të mira.

    Testet e kryera nga Instituti i Higjienës, gjeti gjithashtu se çantat e lëkures janë më të ekspozuara ndaj baktereve për shkak të strukturës së pëlhures sfungjerore, që siguron kushte të mira për rritjen dhe përhapjen e baktereve.

    Hulumtuesit sugjerojnë se gratë duhet të pastrojnë duart dhe çantat e tyre rregullisht me facoleta antibakteriale ose xhel, për të parandaluar kontaminimin.

    – Çantat vijnë rregullisht në kontakt me duart tona dhe sipërfaqe të tjera, dhe rreziku i transmetimit të baktereve është shumë i lartë, veçanërisht për shkak se çantat shumë rrallë pastrohen. Kur këto baktere janë në çantë, ato mund të transmetohen lehtë nga dora në çdo sipërfaqe – thotë Peter Barat, drejtor teknik në Institutin e Higjenës.

    Përndryshe, ky hulumtim është kryer pas studimit i cili tregoi që sipërfaqet e punës në kuzhinë janë aq të ndyra, sa që mund të shkaktojnë sëmundje.

    Studimi gjithashtu zbuloi se doreza e frigoriferit dhe mikrovalës, janë plot me baktere.

    Prandaj, ju këshillojmë që të jeni të kujdesshëm në mirëmbajtjen e çantës tuaj, dhe gjërave me të cilat keni kontakte më të shpeshta.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...