Spinaq
400 gr djath ricota
1 lugë gjelle djath parmezan
Thelpinj hudhre
700 ml sos domatesh
250 gr pasta canelloni
Kripë dhe piper të zi
Pak gjalpë
Kaçkavall apo mocarellë, sipas shijës
Përgatitja:
Në një tigan vendosni gjalpin dhe tre thelpinj hudhre të grimtëcuara. Më pas shtoni spinaqin e prerë. Në rast se keni spinaq të ri, nuk keni nevojë ta preni fare. Sipas shijës, vendosni edhe sasinë e kripës dhe piperit të zi.
Fërgojeni spinaqin derisa të shterrpojë uji. Pas fërgimit, vendosini në një enë.
Këtu shtoni ricotën, parmezanin dhe përzijeni mirë masën.
Në një tigan vendosni dy thelpinj hudhre dhe sosin e domateve. Përzijeni për disa minuta në temperaturë të ulët.
Një sasi të vogël të këtij sosi vendoseni në tavën e pjekjes.
Më pas filloni mbushjen e pastave kanelloni me masën e përgatitur nga spinaqi dhe djathrat.
Këto renditni në tavë një nga një.
Sipër derdheni pjesën tjetër të sosit të domateve, në tërë sipërfaqën.
Mbi këtë vendosni edhe kaçkavallin të cilin e keni grirë në rende (apo mocarellën, sipas shijës suaj).