0.5 C
Priština
More

    Burri nuk më ndihmon rreth fëmijëve. E juve?

    spot_imgspot_img

    Jo, mua burri nuk më ndihmon rreth fëmijëve. Ai kujdeset për fëmijët e tij. Burri është njëkohësisht edhe baba dhe përpiqet të bëj më të mirën.

    E di se është shoqëri meshkujsh. E di se vetëm para dy gjeneratave ka qenë shumë normale që gruaja të marrë një shuplakë nëse i hedh shumë kripë gjellës, që fëmijët rrihen me rrip, se fjala e mashkullit në shtëpi është e vetmja e rëndësishme dhe që duhet të rrespektohet.

    Por, gjithashtu e di se në ndërkohë gratë janë bërë shtylla e shtëpisë. Ato sot punojnë, fitojnë, marrin vendime të rëndësishme. Ato janë pronare të fermave, drejtoresha të kompanive të rëndësishme, bartëse të funksioneve të rëndësishme politike. Si dhe do të ishin edhe më shumë në pozita të rëndësishme po të mos kishte edhe më tutje meshkuj të cilët më mirë do të ktheheshin në kohën e gjyshërve të tyre, vetëm nëse munden.

    Burri im kryen punë të rëndësishme në një kompani telekomunikacioni (me qëllim nuk flas për tituj). Unë, përderisa nuk u bëra me fëmijë, kam punuar në një qendër medicinale në disa pozicione dhe kam vendosur, me vetëdëshirë, ta lë punën dhe të filloj biznes privat. Me mbështetjen e plotë të tij. Edhe sot, pas pak më shumë se një vit, mund të them se kam arritur sukses. Por kur shikoj rreth vetes nuk është ajo që më përgëzojnë, por ajo që jam martuar mirë.

    “Oh, e ke të lehtë ti, mund të arrish gjithçka, ty të ndihmon burri rreth fëmijëve!”

    “Sikur ai i imi së paku një herë ta marrë fshesën elektrike. Ti je grua me fat, meqë dëshiron të të ndihmojë në shtëpi”.

    Jo, mua burri nuk më ndihmon rreth fëmijëve. AI KUJDESET PËR FËMIJËT E TIJ. Burri njëkohësisht është edhe baba dhe përpiqet që këtë punë ta bëj sa më mirë. Ai, gjithashtu është pjesë e kësaj familje, ashtuqë kujdesi për shtëpinë tonë është i barabartë sa i imi poaq edhe i tij.

    Pra, ta sqarojmë, për të gjitha ato nënat burri i të cilave vjen dhe shtrihet për të pushuar dhe ato mendojnë se është në rregull:

    Kur i lanë fëmijët ai nuk të ndihmon, ai merr pjesë në prindërim.

    Kur i ushqen ai nuk të ndihmon, ai kujdeset që fëmijët e tij të janë të ngopur.

    Kur së bashku me mua dhe vajzën bën një kukull si pjesë e detyrës shkollore, ai nuk ndihmon, ai kënaqet me atë që është baba.

    Kur del nga puna dhe e humbet ndeshjen në TV për ta vënë në gjumë djalin, ai nuk është njeri i mrekullueshëm, ai është baba i mrekullueshëm.

    Kur i nxjerr enët e pastra nga makina e larjes dhe i vendosë nëpër vende (gati çdo mëngjes), ai nuk është burrë i mrekullueshëm, ai e din se kështu më krijon më shumë kohë për tu kujdesur për fëmijët.

    Por, për shkak se çdo mëngjes më zgjon aroma e mirë e kafesë, sepse e din se nuk është lehtë të flesh me foshnje, ai është burri më i mirë në botë.

    Meqë më puth çdo ditë para nisjes për në punë dhe kur kthehet nga puna, ai është burri më i mirë në botë.

    Meqë në mëngjes gjithmonë i qetëson fëmijët, që të mund të pushoj pak më gjatë, ai është burri më i mirë në botë.

    Dhe meqë e ka bërë që nuk mund ta paramendoj asnjë ditë në jetën time pa të, ai është burri më i mirë në botë.

    Edhe si shembull për djalin e tij, i cili mëson si duhet ta trajtojë familjen. Dhe vajzën e tij, e cila mëson se çfarë babai duhet të jetë edhe burri i saj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...