PËRGATITJA
Në një enë të thellë bashkoni të gjitha ushqimet. Djathin shtypeni me një pirun. Me telin për përzierje përzieni të gjitha deri sa të bëhet masë kompakte. Furrën e ngrohni në 190 gradë. Enën për pjekje e lyeni me vaj dhe e nxehni në furrë. Në enën e nxehtë shtoni masën e përgatitur dhe piqeni për 30-40 minuta. Bukën e misrit e shërbeni të nxehtë, të dekoruar me suxhuk dhe sallam pikant.
Për katër persona
PËRBËRËSIT
- 12 lugë miell
- 1 lugë miell misri
- 12 lugë vaj
- 3 vezë
- 1 kg djathë lope
- 1 l ujë mineral
- 1 pluhur për pjekje
- 1 kg suxhuk
- 1 kg sallam pikant
Ju bëftë mirë